Lajmet

Inteligjenca Izraelite: Hakerat Rusë përdorin Kaspersky

Oct 11 2017
0 Shpërndarje
Spiunët Izraelitë kishin zbuluar në rrjetin e Kaspersky mjete hakimi të cilat mund të kenë ardhur vetëm nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare. Inteligjenca Izraelite: Hakerat Rusë përdorin Kaspersky

Inteligjenca Izraelite tha ditën e Marte se kishte zbulua se hakerat Rusë përdornin antivirusin e Kaspersky Lab.

Zyrtarët Izraelitë të cilët kishin hakuar rrjetin e Kaspersky dy vite më parë paralajmëruan asokohe homologët Amerikane rreth rrezikut që u kanosej nga ndërhyrja Ruse raportoi New York Times.

Washingtonit ju deshën mëse dy vite për të ndaluar softuerët e Kaspersky muajin e kaluar.

Spiunët Izraelitë kishin zbuluar në rrjetin e Kaspersky mjete hakimi të cilat mund të kenë ardhur vetëm nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare.

Pas një hetim, NSA-ja kishte konfirmuar se ato mjete kanë përfunduar në duart e Rusisë.

Në fund të Shtatorit Këshilli Amerikan i Inteligjencës kreu një hetim dhe e ndau me aleatët e NATOS ku thuhej se FSB-ja Ruse ka akses në databazën e konsumatorëve të Kaspersky dhe jo vetëm por edhe kodin burimor.

Muajin e kaluar ambasada Ruse në Washington e quajti ndalimin e produkteve të Kaspersky të paprapnueshëm dhe vetëm se do të vononte më tej rikthimin e lidhjeve bilaterale mes dy vendeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>