Lajmet

Me inteligjencën artificiale Facebook e bën më të lehtë kërkimin e fotove të pa etiketuara

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Facebook përditësoi funksionalitetin e kërkimit në mënyrë që të realizoni kërkime të fotove me anë të përshkrimeve. Me inteligjencën artificiale Facebook e bën më të lehtë kërkimin e fotove të pa etiketuara Photo Source: Facebook

Rrjeti social njoftoi “kërkimin e ri” përmes një postim në blog ditën e Enjte. Joaquin Candela, drejtor pranë Facebook i inteligjencës artificiale, tha se mjeti i ri i bazuar në teknologjinë në fjalë mund të njohë imazhe në nivel pikselash.

Përdoruesit do të marrin rezultate bazuar në përmbajtjen e fotove edhe kur nuk janë të etiketuara manualisht.

Gjithashtu implementimi i kësaj teknologjie do të ndihmojë rrjetin social të identifikojë më mirë abuzimin dhe spamin.

Funksionon njësoj si në aplikacionet Apple Photos dhe Google Photos. Duke përdorur njohjen e objekteve rrjeti social do të përpiqet të pasqyrojë fotot sipas përshkrimit tuaj.

Që në këtë moment mund të realizoni kërkimi si “foto me mace” apo një objekt të caktuar.

Mund të mos jetë 100% e saktë por të paktën ofron disa rezultate të respektueshme. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>