Lajmet

“Intelligent Ringer” për Android përshtat automatikisht volumin e ziles sipas ambientit

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
“Intelligent Ringer” për Android përshtat automatikisht volumin e ziles sipas ambientit

android-logoA ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni vendosur një volum të caktuar të ziles së telefonit dhe pas keni harruar ta ktheni në gjendje normale? Më pas me siguri keni humbur një thirrje pasi volumi ka qenë shumë i ulët ose mund të jeni trembur ngaqë volumi ka qenë shumë i lartë.

Një aplikacion i ri “Intelligent Ringer” ka për synim të vendosë nivelin e volumit të telefonit automatikisht të përshtatur sipas ambientit.

Në momentin e hapjes së aplikacionit ju keni mundësi të përcaktoni nëse doni të aktivizoni ose jo shërbimin. Kur aplikacioni është në ekzekutim e sipër do të shihni ikonën pranë vendndodhjes të mesazheve.

Në qoftë se ndiqni komandat Menu-Settings aty mund të gjeni dhe opsione të tjera që mund t’i përcaktoni sipas nevojave.

Pocket factor – Duke përdorur sensorin e largësisë të Android aplikacioni përcakton nëse telefoni ndodhet në xhepin tuaj dhe ngre volumin sipas nivelit që ju vetë keni përcaktuar.Intelligent Ringer app

Accuracy – Nuk duhet të vendoset në nivel shumë të lartë pasi aplikacionit do ti duhet një kohë më e gjatë për të matur nivelin e zhurmës të ambientit duke vonuar kështu ndryshimin në kohë të volumit.

Sensitivity – Ky opsion ka të bëjë me ndjeshmërinë e mikrofonit, të cilën zhvilluesi sugjeron të mbahet në nivelin e paracaktuar “10”.

Për detaje dhe opsione të tjera mund të ndiqni komandat Menu – Help. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>