Siguri

Intensifikohet beteja mes hakerëve në Lindje të Mesme

Jan 17 2012
0 Shpërndarje
Intensifikohet beteja mes hakerëve në Lindje të Mesme

Kohë më parë është raportuar për gjetjet e Izraelitëve në sulmet e bëra në kuadër të Stock Exchange të Tel Avivit dhe ueb faqeve të EI AI, e tani duket se hakerët janë kundëpërgjigjur duke u future në faqet e stock exchange të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. 

TheNextWeb raporton për një postim të bërë nga hakerët prej Izraelitëve në një postim në Pastebin: 

“Për shkak se hakerë të lodhur nga Arabia Saudite kanë vendosur të bëjnë një sulm kundër faqeve si aerporti “EL-AL” dhe faqeve të bankave të izraelit, sot me 01/17/12 faqja zyrtare e Këmbimit të Stokut e Arabisë Saudite me adresën www.adx.ae nuk është online dhe kjo paraqet vetëm fillimin, për shkak se do të ketë edhe telashe për faqet tjera si www.sama.gov.sa 

Nëse sulmet e lodhura nga Arabia Saudite do të vazhdojnë, ne do të shkojmë një hap tutje dhe do t’I vëmë jashtë funksioni për javë apo muaj këto faqe. 

Ju jeni paralajmëruar”. 

Postimi vjen një javë pas paralajmëruar nga llogari të ndryshme në Pastebin, në të cilat hakerët kanë kërcënuar të sulmojnë disa ueb faqe të Arabisë Saudite dhe faqe të qeverisë, bankave dhe këmbimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>