Analiza

Interesimi për 3D po pëson rënie

Sep 19 2011
0 Shpërndarje
Interesimi për 3D po pëson rënie

Shtija e biletave për kinematë 3D ka përjetuar një rritje të shpejt gjatë ditëve të para paraqitjes së promovimeve në industri dhe tentimeve për të shtyrë para këtë teknologji, por konsumatorët nuk po e kapin trendin. Së paku deri më sot jo.

Një raport i ri nga Slate shfaq të dhëna mbi shitjen e biletave për kinematë 3D. Para disa viteve pronarët e kinemave që kanë investuar në ekrane 3D ishin duke kuptuar një kthim substancial të investimeve të tyre falë të hyrave të theksuara në një bazë përqindjeje. Tani, përfitimet kanë dalë në minus me ekrane 3D të cilat janë duke kthyer të hyra më pak sesa konkurrentët 2D.

Një numër i faktorëve kanë ndikuar në këtë aspekt. Në momentin që teatrot kuptuan se njerëzit ishin të gatshëm të paguajnë për të shikuar 3D, ato reaguan duke rritur çmimet e biletave – 10 për qind. Kjo ka ndikuar që të ketë rënie gjatë 12 muajve të fundit, por jo në trendin e përgjithshëm. Kualiteti i konvertimit 3D ka luajtur gjithashtu një rol. Por më së shumti ka ndikuar kualiteti i filmave 3D, që mesatarisht është më i ultë se kualiteti i filmave 2D.

Në anën tjetër edhe pse Nvidia e ATI u munduan të ofrojnë mbështetje të teknologjisë 3D, revolucioni nuk po ndodh. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>