Lajmet

Internet edhe për fshatrat e Shqipërisë

May 13 2011
0 Shpërndarje
Internet edhe për fshatrat e Shqipërisë

Projekti i ri që është bërë i ditur gjatë ditës së sotme do të ketë të bëjë me shtrirjen e rrjetit të sistemit informativ edhe në zonat më të thella të vendit, dhe atë jo vetëm në sektorin e administratës, duke shtuar kështu shtrirjen gjeografike të internetit në një pjesë të madhe të Shqipërisë.

Ministri Pollo pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur se projekti do të përfshijë shtrirjen e rrjetit të sistemit informativ (teknologjik) edhe në zonat më të thella të vendit, e jo vetëm ne sektorin e administratës, por edhe në shkolla. Ky rrjet sipas Ministrit të Inovacionit, do të ndikojë pozitivisht për qytetarët, pasi shërbimet kundrejt tyre do të kryhen shumë më shpejt dhe në kohë reale.

Më tej ai shtoi se synimi për një Shqipëri digjitale do të kërkojë investime tjera në infrastrukturë, përmirësime të legjislacionit dhe rritje të kapaciteteve. Ndërsa vet përfaqësuesja e OKB-së Benjelloun, që nënshkroi marrëveshjen në emër të këtij institucioni, theksoi mbështetjen teknike për ngritjen e rrjetit kombëtar, që natyrisht do të kontribuojë në përmirësimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë.

Lajmet e fundit>