Lajmet

Internet Explorer 10 bllokon pjesën më të madhe të viruseve në Windows 8

May 15 2013
0 Shpërndarje
Internet Explorer 10 bllokon pjesën më të madhe të viruseve në Windows 8

Internet explorerShfletuesi Internet Explorer 10 është versioni më i fundit në familjen IE. Një studim i ri thotë se IE10 bën një punë thuajse perfekte në bllokimin e rreziqeve virtuale kur punon në Windows 8.

Rezultatet dolën në NSS Labs të hënën. Në raportin e tyre, NSS Labs bashkë me IE10 provoi dhe Chrome 25, Firefox 19, Safari 5 dhe Opera 12 nga 13 marsi deri në 9 prill. Shfletuesit u testuan në makina virtuale që përdorin Windows 8 Enterprise.

Rezultatet finale shihen qartë te grafiku, ku IE10 bllokoi 99.96% të programeve keqdashëse gjatë periudhës së testimit. Dy versionet e Chrome bllokuan 81.16%, Safari 5 vetëm 10.15% dhe Firefox 9.92%. Në vend të fundit ishte Opera me 1.87%. (PCWorld Albanian)

IE10

Lajmet e fundit>