Harduer

Internet Explorer 10 do ta ketë të integruar Flash-in në Windows 8

May 26 2012
0 Shpërndarje
Internet Explorer 10 do ta ketë të integruar Flash-in në Windows 8

Internet Explorer 10 do ta ketë të integruar Flash-in në Windows 8, i cili mund të përdoret në të gjithë ueb brouserët kur punohet si aplikacion desktopi, por do të jetë i kufizuar në një numër të faqeve të besuara kur do punohet me shfletuesin Metro.

Ueb faqet që do të lejohen për përdorim përfshijnë YouTube, Facebook, Vimeo dhe të gjitha faqet e tjera që mbështeten patjetër në teknologjinë Flash. Në përpjekje për ta përdorur Flash-in në faqe tjera do t’i kërkohet shfletuesit të punojë në mënyrën desktop.

 Fillimisht, Microsoft pati deklaruar se brouseri Metro-style do të jetë pa plugin-a, duke parashikuar një ndryshim të madh drejt HTML5 në vitet e ardhshme dhe larg nga plugins-at me patentë.

Kompania Adobe, megjithatë, thuhet se është shumë e kënaqur që Flash-i do të punojë deri diku në shfletuesin Metro. (PCworld Albanian)

Lajmet e fundit>