Lajmet

Internet Explorer 10 i afrohet IE 9 në pjesën e tregut të shfletuesve, Chrome përsëri fiton pikë

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Internet Explorer 10 i afrohet IE 9 në pjesën e tregut të shfletuesve, Chrome përsëri fiton pikë

358898_1321-645x250Shkurti është muaji i katërt që pas lançimit të Internet Explorer 11 me Windows 8.1, lëshimi i Firefox 27 dhe Chrome 33. Shifrat më të fundit nga NET Aplications tregojnë një afrim të Internet Explorer 10 me versionin 9 të tij dhe Chrome vazhdon të jetë i vetmi fitimtar. Mes janarit dhe shkurtit, IE humbi 0.02 pikë nga 58.21 % në 58.19 %, Firefox humbi 0.40 % nga 18.08 % në 17.68 dhe Chrome fitoi 0.56 % nga 16.28 % në 16.84 %. Ndërkohë Safari humbi 0.13 % në 5.67 % dhe Opera po ashtu humbi 0.05 % dhe ra në 1.23 %.

Me shifrën 58.19 % Internet Explorer është shumë afër pikës së tij më të lartë të fundit në nëntor të vitit të shkuar. Janarin e vitit të shkuar ai kishte rënë në 55 % dhe duket se për vitin 2014 objektivi është 60% të tregut të shfletuesve. Me 17.68 % Firefox ka rënë poshtë 18 % ku kishte qenë në këto shtatë muajt e fundit, dhe hera e fundit që kishte rënë në 17 % ishte muaj prill i vitit 2008.

Me shifrën 16.84 %, Chrome vazhdon gradualisht të rikuperojë humbjet e saj në vitin 2013, dhe po i afrohet shumë Firefox-it për ta kaluar më në fund. Chrome 33 arriti vetëm të marrë 3.7 % që do kishte qenë më e lartë sikur këto të dhëna të ishin për komplet muajin.

Net Application Data përdor të dhëna të marra nga 160 milion vizitorë unikë çdo muaj duke monitoruar 40 000 uebfaqe. StatCounter po ashtu është një shërbim popullor i këtyre statistikave që mat trafikun nga 15 miliard uebfaqe. Sipas Statcounter për shkurtin e vitit 2014, sfletuesi Chrome është i pari me 43.89 %, Internet Explorer vjen i dyti me 22.49 %, Firefox i treti me 19.21 , Safari me 9.74 % dhe Opera me 1.34 %. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>