Lajmet

Internet Explorer 10 Metro: Tashmë me Adobe Flash

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Internet Explorer 10 Metro: Tashmë me Adobe Flash

Lansimi i tij në treg shënon versionin e gjashtë me radhë të IE10, dhe s’ka dyshim se futja e Flash Player të integruar në IE10 është risia më e këndshme në këtë version të ri.

Dean Hachamovitch, zëvendës president i korporatës që drejton ekipin e Internet Explorer në Microsoft, në blogun e IE shkruan:

Ne besojmë se mundësia për të pasur më shumë faqe në stilin Metro të shfletuesit përmirëson përvojën e përdoruesit. Duke pasë parasysh faktin se shumica e faqeve sot kërkojnë Adobe Flash dhe nuk ofrojnë alternativë HTML5, Adobe dhe Microsoft kanë punuar bashkërisht për të prodhuar një Flash Player të përshtatshëm për përvojën e stilit Metro.

Ndërsa IE10 Metro do të përkrahë Flash, zhvilluesit nuk duhet të presin që Flash të funksionoj kudo. Ndërkohë, përkrahja Flash e Metro IE10 është më shumë një përpjekje e minutës së fundit për të garantuar që faqet e famshme me përmbajtje të njohur do të vazhdojnë të funksionojnë në çdo tablet të ardhshëm Windows 8.

“E derisa çdo faqe mund të luajë përmbajtjet Flash në IE10 në Windows, vetëm faqet që janë kompatibile mund të luajnë përmbajtjen Flash brenda IE të stilit Metro. Me fjalë të tjera, mos filloni të krijoni lojëra Flash bazuar në rrjet dhe të prisni që ato të hapen në tabletët Windows 8. Por Flash nuk është e vetmja veçori e re në IE10, në fakt ndryshimi më i madh mund të jetë mbështetja e Microsoft për shtojcën “Mos gjurmo”, një veçori privatësie e përdoruesit e krijuar fillimisht nga Mozilla që është duke u bërë një standard për Uebin.

Pra IE10 jo vetëm që dërgon shtojcën “Mos gjurmo”, por Microsoft e aktivizon atë në mënyrë automatike.

E ndërsa Safari, Firefox dhe Opera, gjithashtu pëkrahin shtojcën “Mos gjurmo”, të gjithë këta shfletues ja lejojnë mundësinë përdoruesit që të aktivizoj këtë veçori. Edhe Google ka premtuar se do të pëkrahë shtojcën “Mos gjurmo” në shfletuesin e vet Chrome, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Aktivizimi i “Mos gjurmo” në mënyrë automatike në njëren anë ndihmon për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por në anën tjetër përbënë një sulm të drejpërdrejt për Google që njihet si njëri ndër rivalët kryesor të Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>