Lajmet

Internet Explorer 10 vjen për Windows 7

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Internet Explorer 10 vjen për Windows 7

Pas pothuajse dy vitesh testime intensive, Microsoft-i ka lançuar më në fund Internet Explorer 10 për Windows 7. Për ta instaluar, duhet të keni të paktën Service Pack 1.

Microsoft ofron shkarkime direkte nga shfletuesi në 95 gjuhë, edhe pse me përditësimin e fundit të Windows 7, përdoruesit do të kenë mundësi ta marrin automatikisht shfletuesin përmes Windows Update. Nga ana tjetër, pritja do të jetë edhe më shkurtër për ata që duan ta ndihmojnë Microsoft-in dhe inxhinierët e tij ta përmirësojnë shfletuesin.

IE 10 është versioni i fundit i shfletuesit të Microsoft-it. Ai ka qenë i disponueshëm në kompjuterët me Windows 8 dhe tabletët me Windows RT që prej lançimit të tyre në tetor 2012.

Versioni për Windows 7 suporton edhe monitorët me prekje, ndërkohë që nga ana e dizajnit është pothuajse i njëjtë me IE 9. Ndër karakteristikat e reja më të spikatura janë integrimi i kontrollimit të shkrimit (spell checking) si dhe opsionet për korrigjim automatik.

Përmirësimet konsistojnë tek suportimi më i mirë për standarte si HTML5 dhe Do Not Track. Ky i fundit u kërkon faqeve të internetit që vizitojmë të mos gjurmojnë historinë e shfletuesit, duke eliminuar reklamat e targetuara në bazë të atyre se çfarë vizitojmë në internet.

Mosaic, shfletuesi i parë ueb mbush 20 vjet – fakte interesante

Ndoshta një nga karakteristikat më të rëndësishmë është fakti se IE 10 është dukshëm më i shpejtë se IE 9. Sipas Microsoft-it, është përmirësuar performanca e JavaScript-it si dhe elementeve të tjera që e ndihmojnë IE 10 të jetë 20% më i shpejtë se IE 9.

Sipas të dhënave nga StatCounter, Internet Explorer është për momentin shfletuesi më popullor me 30% të tregut. Google Chrome është i pari me 36% ndërsa Mozilla Firefox, prej kohësh në rënie, ze vetëm 21% të tregut. (PCWorld Albanian)

Internet Explorer 10 Windows 7

Lajmet e fundit>