Analiza

Internet Explorer 6, rrugës për të qenë pjesë e historisë

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
Internet Explorer 6, rrugës për të qenë pjesë e historisë

Për disa vite me radhë, IE6 ka shkaktuar kokëçarje për zhvilluesit dhe ka nxitur shumë përdorues që të kalojnë tek shfletues tjerë. Ai ishte i mbushur me vrima të sigurisë dhe ka thyer pothuajse secilin ueb standard të vendosur në libra.

Pasi ishte shfletuesi kryesor në makinat me Windows, ai ishte dominues për sa i përket tregut të shfletuesve në fazat e hershme, duke arritur në 90 për qind të pjesëmarrjes në treg në vitin 2002 dhe në vitin 2003.

Për fat të keq, ky shfletues dominimin e tij e ka përcjellë për pesë vite rresht, duke mbajtur një pjesëmarrje solide në treg madje edhe pas shpalosjes së Internet Explorer 7 dhe IE 8.
Bazuar në analizën e bërë nga StatCounter, me 15 miliard shikime të faqes në maj të vitit 2010, është sinjalizuar se përdorimi i IE6 në SHBA ka rënë në 4.7 për qind prej 11.5 për qind, gjatë 12 muajve të fundit, gjë që do të thotë se IE6 më në fund po bëhet pjesë e së kaluarës.

Sa i përket shfletuesve tjerë të uebit, IE8 mban 30.49 për qind të pjesëmarrjes në treg në SBHA, duke qenë i përcjellë nga Firefox 3.6 me 19.85 për qind dhe IE 7 me 16.64 për qind.

Lajmet e fundit>