Ja se si

Internet Explorer 8 Beta: I Lodhshëm

Aug 13 2008
0 Shpërndarje
Internet Explorer 8 Beta: I Lodhshëm

MICROSOFT ka lëshuar në qarkullim versionin publik beta të Internet Explorer të ardhshëm, por mos e shkarkoni duke pritur që të keni një shfl etues të qëndrueshëm apo ndonjë zbulim të rëndësishëm. Zhvilluesit e tij thonë se IE8 (mund ta merrni në fi nd.pcvvorld.com/60350) përkrah më mirë standardet e internetit dhe mund të riparohet automatikisht nga një prishje, por ka dhe plot veçori të reja. Një nga këto aktivitete është shtojca, e cila eliminon disa kopjime të mërzitshme. Theksoni një adresë rruge dhe automatikisht mund të gjeni hartën e kësaj vendndodhjeje.

Veçori të tjera të reja janë të ashtuquajturat Web Slices, të cilat ju mundësojnë të shihni ndryshimet në një pjesë të faqes; për shembull një ankand i caktuar në eBay. Beta, në mënyrë të qartë dihet që ështëme probleme.Botuesja Melissa Perenson ka instaluar programin dhe gjatë instalimit ka pasur probleme dhe konflikte me disa aplikacione në sistemin e saj.(Lexoni më shumë tek find.pcworld.com/60349.)

Web Slices duket se është vazhdim iteknologjisë Web Clips të Safari, e cila ju lejon të transformoni një pjesë të ndonjë faqeje në një program të freskuar automatikisht në një desktop me OS X. Kjo veçori e IE 8 punon vetëm nëse zhvilluesi i faqes ka parashikuar përdorimin e kësaj veçorie. Pasi pjesët janë të ruajtura në shiritin e veglave të IE, përsëri duhet ta hapni eksploruesin për të parë aktivitete të reja në atë pjesë të faqes. Microsoft nuk ka specifikuar se kur IE 8 do të jetë final.

Stafi i PC World

Lajmet e fundit>