Analiza

Internet Explorer, Firefox dhe Chrome: Ja përqindja e përdoruesve për muajin nëntor

Dec 3 2013
0 Shpërndarje
Internet Explorer, Firefox dhe Chrome: Ja përqindja e përdoruesve për muajin nëntor

wwwMuaji nëntor ishte i pari muaj i plotë ku ishte i disponueshëm sistemi Windows 8.1 si dhe Firefox 25 dhe Chrome 31.

Të dhënat e fundit nga Net Applications tregojnë përqindjen e përdoruesve për secilin shfletues. Firefox-i ishte humbësi i madh edhe pse jo me shifra shumë të larta.

Në krahasim me një muaj më parë, IE ka fituar 0.14% (nga 58.22% në 58.36%), Firefox ka rënë me 0.16% (nga 18.7% në 18.54%) dhe Chrome është rritur me 0.02% (nga 15.42% në 15.44%). Ndërkohë, Safari është rritur me 0.06%, ndërsa Opera ka rënë me 0.03%.

Grafiku i mëposhtëm tregon përqindjen e përdorimit të shfletuesve si dhe ndarjen e përqindjes së versioneve të Internet Explorer.

ie_market_share_november_2013-730x507Internet Explorer vazhdon të jetë kryesuesi prej muajsh, me 58.36%. Janari i këtij viti ishte muaji i parë kur shfletuesi tejkaloi shifrën prej 55% dhe ka treguar se të paktën në terma afatshkurtër, nuk do ta lerë vendin e parë. Megjithatë, analistët vlerësojnë se as shifra 60% nuk do të arrihet shumë shpejt.

Grafiku i mëposhtëm tregon krahas përqindjes së përdorimit të shfletuesve edhe ndarjen e përqindjes së versioneve të Firefox-it.

firefox_market_share_november_2013-730x519Grafiku i mëposhtëm tregon krahas përqindjes së përdorimit të shfletuesve edhe ndarjen e përqindjes së versioneve të Google Chrome.

chrome_market_share_november_2013-730x508

Lajmet e fundit>