Analiza

Internet shtëpiak me anonimitet të brendshëm

Dec 26 2010
0 Shpërndarje
Internet shtëpiak me anonimitet të brendshëm

Softueri Tor maskon trafikun e Webit duke bërë fshehje e porosive në internet dhe duke i dërguar ato si grumbull pëforcimesh (secili përdorues i Tor-it mund të bëhet si përforcues i porosive të përdoruesve të tjerë). Por përdorimi i Tor-it ka pasur për qëllim instalimn e softuerit në një kompjuter dhe më pastaj rregullimin e sistemit oprativ për të siguruar një trafik të sigurtë me anë të këtij programi.

“Ne duam që të bëjmë anonimitetin si diçka që ndodh çdokund, gjatë tërë kohës,” thotë Jacob Appelbaum, i cili është njëri nga zhvilluesit e projektit Tor.Softueri ishte zhvilluar nga Appelabaum dhe shokët e tij dhe ai është mbështetur në projektit OpenWrt, i cili ofron kodin e burimit të hapur për paisjet për rrjeta kompjuterike. Ruterët e përfunduarë mund të rregullohen qe të kalojnë tërë trafikun nëpërmjet Tor-it ose vetëm disa lloje të komunikimeve.” Ju mund të dëshironi që të përdorni zërin tuaj përgjatë IP adresave (VOIP) duke e pasur si formulues të privatësisë softuerin Tor, por ju nuk dëshironi që ta përdorni atë diku tjetër,” shpjegon Appelbaum.Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të ofrojnë rrjete të mbrojtura dhe të përshtatshme të projektit Tor.

“Nëse e gjëjmë se këta ruterë janë përdoshëm,” shpjegon ai, “ne do të mund të bashkëpunonim me OpenWrt dhe Buffalo për të ofruar një version për shitje që ndihmon mbështetjen e projektit Tor dhe OpenWrt.” Softueri do të jetë i gatshëm për njerëzit që ta instalojnë atë në ruterat e tyre që ata kanë blerë.

Përpos përdoruesve të Tor, ruterët e rinj do të ndihmojnë në formulimin e anonimitetit të trafikut për përdoruesit e tjerë.Kjo do të thotë që ata mund të ndihmonin në përmirësimin e shpejtësisë së rrjetit të sistemit Tor.

Kur një njeri përor sistemin Tor për të sjellur një web-faqe, kërkesa është e koduar dhe e dërguar përgjatë një rruge të rastit përgjatë kompjuterëve Tor që veprojnë si përforcuesë. Kjo fsheh adresën e protokollit të interentit (ang. Internet Protocol) – një kod i veçantë  që mund të përdret për të gjetur përdoruesit e webit, për të filtruar qasjen në shërbime ose faqe të caktuara ose për të ndërtuar një profil për një përdorim të një njeriu në Web.

Përgjithësisht, procesi rezulton me ngadalësime dhe kufizime të bandwidth-it, të cilat pengojnë disa njerëz që të përdorin sistemin Tor, thotl Chris Palmer, një udhëheqës i teknologjisë në “Electronic Frontier Foundation”. “Rruga parësore për të adresuar atë problem është posedimi i përforcimeve Tor në më shumë vende, të lidhura në bandwidth të lartë dhe vija të lehta të fshehta,” shpjegon ai. “Ruterët për wireless mund të kushtojnë shumë, nëse mund të ndërtohen me burime të nevojshme kompjuterike për të punuar me përforcuesit Tor të një kapaciteti të madh.” Edhe pse shkallët në të cilat renditen ruterët janë relativisht të ulëta, aftësitë e tyre janë rritur dukshëm në vitet e fundit, shkruan Palmer.

Ruterët Tor do të mund të bënin tërë sistemin Tor më të mirë, të aftë për të rezistuar ndaj përpjekjeve të qeverisë për t’i bllokuar ata. Një instalim individual i softuerit Tor përqendrohet në rrjet duke iu referuar një liste të përforcimeve në një drejtim të mbrojtur nga  projekti Tor Është e mundhsme për të bllokuar softuerin Tor duke kontrolluar drejtimin e njëjtë dhe duke ndaluar lidhjet me serverët e vendosur në listë – një plan i përdorur nga autoritetet kineze. Është e mundshme marrja e një blloku të këtillë, megjithatë duke rregulluar softuerin Tor për të vepruar si një “urë” ose një përforcim privat, ajo vetëm mund të zbulohet nga fjalët e thëna me gojë. Një ruter Tor mund të veprojë si urë dhe Appelbaum është duke e pasur parasysh caktimin e saj si vlerë e zakonshme.

Gjatë protestave në Iran që përcollën zgjedhjet e vitit 2009, EFF bëri fushatë tek më shumë njerëz për të vepruar si ura lidhëse për të mbajtur qeverinë larg nga vegla për bllokim dhe Palmer thotë: “Rritja e furnizimit të një ure është e rëndësishme. Ajo e bën punën e kundërshtarit më të vështirë kur atje ka më shumë ura të mundshme për të reklamuar dhe përdorur, “thotë ai.

Appelbaum thotë: “Nëse keni 10,000 njerëz që janë duke pëdorur këta ruterë të vegjël, pastaj Kina do të kishte më shumë vështirësi.”

Lajmet e fundit>