Lajmet

Internet of Threats, dobitë dhe avantazhet e sistemeve IoT për institucionet qeveritare

Apr 7 2017
0 Shpërndarje
Por për shumë të tjerë, sidomos për istitucionet qeveritare, IoT qëndron për Internet of Threats – një koncept i ri ku hacker-at mund të marrin nën kontroll çdo pajisje të lidhur në rrjet. Internet of Threats, dobitë dhe avantazhet e sistemeve IoT për institucionet qeveritare Photo Source: Klorenta Janushi

KLORENTA JANUSHI – Eksperte e Sigurisë Kibernetike

Për kompanitë e fushës së teknologjisë së informacionit, IoT qëndron për Internet of Things. IoT përfaqëson një nga mundësitë më të mëdha të dhjetëvjeçarit të fundit sepse lejon kompanitë/organizatat të përdorin të dhënat ekzistuese duke shkurtuar kostot, e duke i shërbyer klientit më shpejt, me siguri më të lartë.

Por për shumë të tjerë, sidomos për institucionet qeveritare, IoT qëndron për Internet of Threats – një koncept i ri ku hacker-at mund të marrin nën kontroll çdo pajisje të lidhur në rrjet. Ju kujtohet Stuxnet? Problemet për departamentin IT, CIO dhe oficerët e sigurisë shtohen si kërpudhat pas shiut sa herë që një pajisje e re shtohet në rrjet.

Nga njëra anë, fakti i të pasurit të pajisjeve në një rrjet është pozitiv, sepse është më e lehtë të merren dhe njëkohësisht të shpërndahen informacionet. Por konsideroni për një moment shkëputjen e këtij rrjeti. Mesatarisht, nëse rrjeti shkëputet për 60 sekonda, humbja në qendrën e të dhënave qeveritare të SHBA-ve është $7,900, dhe koha e kthimit të rrjetit në gjendje pune e tejkalon një orë.

Në nivel makro imagjinoni rrjetin e furnizimit me ujë ose të tubacioneve të gazit. Sensorët mund të japin informacion në kohë reale për çdo incident të identifikuar, duke bërë që ekipet e reagimit të ndërhyjnë në kohë. Sisteme të tilla kritike mund të kombinojnë tingujt dhe të dhënat vizuale të marra nga sensorët për të siguruar kontroll më të plotë. Ky është avantazhi i IoT!

Por zhvillimi dhe krijimi i këtyre sistemeve nuk është i lehtë. Ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve të fushës me përfitimet dhe disavantazhet kërkon bashkëpunim të madh. CIO-t, CSO-t dhe zhvillimi teknik i zgjidhjes kërkon koordinim për të siguruar se të dhënat nuk do të bien në duar të gabuara.

Prodhuesit nga ana tjetër duhet të bien dakord për standardet e prodhimit. Ne e dimë që telefonat e mençur dhe kompjuterat flasin gjuhë të ngjashme dhe është e lehtë të ndërveprojnë. Por nuk është e lehtë të bësh një kondicioner dhe një kamer sigurie të flasin të njëjtën gjuhë. Në këtë kontekst prodhuesit duht të balancojnë formatin e të dhënave në kuptimin e aplikimit, kujtesës, fuqisë së përpunimit, bandwidth-it etj.

Në fund të ditës, më e rëndësishmja është të kemi një sistem të besueshëm. Një sistem që kohën e dështimit e ka të ulët është më mirë se sa një sistem që nuk ka fare ndërveprim mes pikave përbërëse të tij.

Pavarësisht zgjidhjeve të panumërta për parandalimin e sulmeve kibernetike, teknologjia tenton të na ushqejë me një ndjenjë false sigurie. Gati apo jo, IoT po vjen, dhe duhet t’i bëjmë sytë katër, sepse 9/11 i rradhës do të jetë padyshim një sulm kibernetik! /PCWorld Albanian

Tags >

IoT
Author: Klorenta Janushi (3 Artikuj)
Klorenta Janushi

Eksperte e Sigurisë Kibernetike

Lajmet e fundit>