Analiza

Internet Explorer 6 drejt shuarjes

Dec 1 2010
0 Shpërndarje
Internet Explorer 6 drejt shuarjes

Pothuajse një dekadë pas lansimit të tij dhe pas paraqitjes së dy versioneve të reja, Internet Explorer 6 është pothuajse i kritikuar në mënyrë universale nga mos-përshtatshmëria e tij me ueb standardet dhe me sigurinë e tij të dobët. Pavarësisht kritikave, IE6 po refuzon të vdes dhe në fakt është shfletuesi numër tre në botë, dhe ende  ka pjesëmarrje në treg më shumë se Internet Explorer 7.

Internet Explorer 7 ka qenë në treg qysh prej vjeshtës së vitit 2006, dhe Internet Explorer 8 është afër arritjes së ditëlindjes së dytë, kurse Internet Explorer 9 është në fazën e betas publike dhe pritet që të paraqitet zyrtarisht vitin e ardhshëm. Pa marrë parasysh përmirësimet dhe shtimin e veçorive në versionet më të reja, vetëm kontrollet e sigurisë do të ishin më se të mjaftueshme që të nevojitet largimi nga IE6 në IE8.

Siç duket lotimi dhe fushatat anti-IE6, në kombinim me këmbënguljet e vazhdueshme  të Microsoft për të tejkaluar këtë “pengesë”, më në fund po shpaguhet dhe këtë e tha edhe Roger capriotti, drejtor i marketingut të produkteve për Internet Explorer, i cili shtoi se përdorimi i IE6 tek ndërmarrjet po bie më shpejtë sesa që është parashikuar, dhe gjithashtu po shënohet rënie edhe në mesin e konsumatorëve. “Ne besojmë se kjo reflekton atë sesi organizatat po njohin nevojat për të migruar tek një shfletues më modern”.

Microsoft, përkrahet nga Net Applications për analiza

Me ndihmën e Net Applications, Microsoft ka arritur të futet thellë në analizat e pjesëmarrjes në treg të shfletuesve, duke ekzaminuar përdorimin edhe nga organizatat e edhe nga përdoruesit individual , dhe rezultatet janë inkurajuese. Bizneset e vogla dhe të mesme janë duke udhëhequr në largimin prej IE6, me 12 për qind pjesëmarrje tek orgnziatat.

Shumë përfundime theksojnë se përdorimi i Internet Explorer është i lidhur drejtpërsëdrejti me pjesëmarrjen e Microsoft Windows në treg. Implikimet për këtë supozim theksojnë se IE6 mbetet i popullarizuar për shkak të Windows XP, që mbetet sistem operativ dominues në treg. “Gjersa XP kontribuon në përdorimin e IE, shumica e makinave komerciale me XP veçse kanë avancuar në IE7 apo IE8. Më pak se 20 për qind e ueb shfletimit në makinat komerciale me XP arrin prej IE6” tha Capriotti.

Problemet me kalimin në versionet më të reja të Internet Explorer

Realisht organizatat kanë ngurrim për të avancuar prej IE6 në IE8, për shkak se ata kanë bërë investim qe pothuajse një dekadë dhe kanë zhvilluar aplikacione kritike për biznesin të cilat punojnë me IE6. Migrimi në shfletues të ri gjithashtu kërkon testim dhe avancim të këtyre aplikacione.

Në të vërtetë nuk ka shumë probleme që pengojnë avancimin në IE, por në këtë aspekt duhet të kontribuojnë edhe IT administratorët. Njëra mënyrë është duke avancuar kompjuterin nga Windows XP në Windows 7, ku IE8 veçse është shfletuesi i zakonshëm dhe nuk kërkohet mundim shtesë për instalimin e tij. Organizatat që planifikojnë kalimin në Windows 7 në të ardhme, gjithashtu mund të kenë problematikë të ngjashme të avancimit.

Megjithatë  ekspertët sugjerojnë që secila palë të shikojë individualisht sfidat me të cilat përballet gjatë avancimit, dhe të bëhen llogaritje efikase që të mos ketë probleme më vonë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>