Analiza

Internet Explorer në kundërsulm

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Internet Explorer në kundërsulm

Sipas statistikave nga Net Applications, shfletuesi më i popullarizuar në botë ka pasur 60.7 për qind të tregut global të shfletuesve për muajin korrik, që është një ngritje prej 0.4 për qind në krahasim me muajin që shkoi.

Rritja në përgjithësi u bë në shpinë të Mozilla Firefox, që përjetoi një rënie të pjesëmarrjes në treg prej 0.9 për qind në muajin korrik, duke rënë në një pjesëmarrje totale prej 22.9 për qind. Shfletuesi i Google, Chrome gjithashtu pësoi një humbje prej 0.08 pr qind në krahasim me muajin e kaluar, duke mbetur në 7.2 për qind. Safari i Apple ka fituar 0.2 për qind, duke u renditur me 5.1 për qind në treg dhe Opera gjithashtu është rritur për 0.2 për qind dhe është renditur me 2.45 për qind në treg.

Ngritja e vazhdueshme e Internet Explorer është një rikthim në pasuritë e shfletuesve, pasi që ky shfletues vazhdimisht ka humbuar pjesëmarrje tregu ndaj konkurrencës si Firefox gjatë viteve të fundit. Pjesëmarrja në treg e Firefox arriti në kulm në prill të vitit 2010, me 24.59 për qind të tregut dhe qysh prej asaj kohe është në rënie.

Sipas statistikave të Net Application’s, është muaji i dytë me radhë që Internet Explorer po fiton rritje dhe muaji i tretë me radhë që po fiton rritje në tregun në SHBA. Në shkurt të vitit 2010, Internet Explorer 8 më në fund tejkaloi Internet Explorer 6, si shfletuesi më i popullarizuar në botë, pasi që lëshimet e tij të sigurisë po ekspozoheshin në versionin më të vjetër.

Është interesant fakti se IE8-it i është dashur vetëm 10 muaj kohë që të bëhet lider në tregun global të shfletuesve. Megjithatë, rritja në fillim të këtij viti, padyshim që mund t’i atribohet asaj që shumë njerëz u larguan nga IE6, pasi që edhe Microsoft pranoi se Internet Explorer ishte lidhja e dobët ndaj sulmeve të hakerëve në sistemet e Google në Kinë.

Lajmet e fundit>