Siguri

Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme

Dec 11 2010
0 Shpërndarje
Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme

Në letrën lajmëruese në dhjetor, ISOC thotë që publikimi i disa gjërave nga WikiLeaks mund të shkaktojë tensione tek disa, por rrëzimi i kësaj faqeje është e jashtëligjshme.

“Derisa disa janë munduar që në mënyrë të ligjshme të rrëzojnë domeinin wikileaks.org, zgjidhjet teknike duhen kërkuar për të ristabilizuar praninë e këtij domeini,” thotë ISOC.

WikiLeaks ka vuajtur nga sulmet e shpërndara DoS ndërsa për ta mbështetur WikiLeaks-in, përkrahësit kanë lëshuar sulme DDoS të tyre kundër Visa-s, Mastercard dhe Amazon.com.

“Internet Society është e themeluar në parimet thelbësore për lirinë e shprehjes pa diskriminim që janë kryesore për të paraqitur çiltërsinë dhe dobinë e internetit,” shkruan ISOC. “Ne besojmë që kjo ngjarje dramatike sqaron që këto parime janë në rrezik.”

“Liria e të shprehurit nuk duhet të kufizohet nga kontrollimet qeveritare ose private të harduerëve ose softuerëve, infrastrukturës telekomunikuese ose komponeteve të tjera thelbësore të internetit.”
Wikileaks ka arritur që të vazhdojë botimin e dokumenteve të humbura dhe atyre të freskëta e ndihmuar nga faqet e tjera përgjatë botës.

ISOC shkruan që për shkak të dizajnimit elastik të internetit, përpjekjet për të mbajtur WikiLeaks-in të fikur kanë dështuar, por këto mundime kanë pasur ndikim negativ në internet në përgjithësi.

Bashkëpunimi në mes të shumë organizatave kanë siguruar që ndikimi në organizimin e faqes WikiLeaks nuk kanë ndaluar çasjen e tërësishme në materialin e WikiLeaks-it,” thotë ISOC. “Kjo vërehet më larg që largimi i një domeini është një vegël e pavlefshme për të sthypur komunikimin, apo thjesht shërbimi për të ndaluar tërësinë globale të internetit dhe operimet e tij.”

Lajmet e fundit>