Analiza

Interneti dikur dhe tani (Infografik)

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Interneti dikur dhe tani (Infografik)

Interneti sot është një mjedis totalisht i ndryshëm nga ai që ka ekzistuar para 40 vitesh. Në infografikun e mëposhtëm do të shohim përmes ilustrimeve se si ka evoluar rrjeti që dikur lidhte 4 kompjuterë e sot lidh miliona të tillë.

Në vitin 1969, ushtria amerikane po financonte një rrjet kërkimi, të njohur me emrin Arpanet, i cili lidhte 4 kompjuterë në laboratorët kërkimore të universitetit. 15 vjet më vonë, ky rrjet lidhte 100 kompjuterë në universitet dhe mori emrin “internet”.

50 milionë përdorues u arritën në vitin 1998. Ky numër suportohet nga rreth 25 milionë serverë. Në vitin 2009, përdorimi i internetit kapi shifrën e 1 miliard përdoruesve. Shifra u dyfishua në vitin 2012, ndërsa në vitin 2013 llogariten mbi 2.7miliardë përdorues të lidhur në internet. Në botë ka mbi 750 milionë familje të lidhura në internet.

Në vitin 1993 ekzistonin gjithsej 130 uebfaqe. Kjo shifër arriti në 100 mijë në vitin 1996 dhe në vitin 2012 ishte 634 milionë. Për herë të parë, Google u lançua në vitin 1998. Në atë kohë, kishte vetëm 9800 kërkime në ditë ose 3.6 milionë në vit. Në vitin 2012, në Google bëhen rreth 3 miliardë kërkime në ditë ose 1.2 trilionë në vit.

E-maili i parë u dërguar në vitin 1971. Në vitin 2001 dërgoheshin rreth 31 miliardë e-maile në ditë, ndërsa në vitin 2012 kjo shifër arriti në rreth 300 miliardë. Mediat sociale zenë sot një vend të rëndësishëm në rutinën tonë ditore në internet. LinkedIn dhe MySpace u lançuan për herë të parë në vitin 2003 ndërsa Facebook filloi si një projekt i pavarur universitar në vitin 2004. Twitter u lançua dy vjet më pas. Sot, Facebook ka mbi 1 miliard përdorues.

Në vitin 2009, në YouTube kishte rreth 1 miliard shikime videosh në ditë. Kjo shifër u dyfishua në 2011-n. Në vitin 2012, Gangnam Style u bë videoja e parë që arrinte 1 miliard shikime.

Në vitin 2002, realizoheshin rreth 72 miliardë $ transaksione përmes tregtisë elektronike. Në vitin 2012, kjo shifër arriti në 225 miliardë $.

Celulari i parë është lançuar nga Motorola në vitin 1973. Në vitin 2001 u lançua rrjeti 3G, i cili në vitin 2007 mbulonte vetëm 7% të të gjithe njerëzve që kishin celular. Vitin 2009 ishte viti kur u prezantua rrjeti 4G. Në vitin 2013, në botë ka mbi 6.8 numra celulari aktivë. (PCWorld Albanian)

the-internet-then-and-now_522756827e3ad

Lajmet e fundit>