Vëzhgim

Interneti drejt shtrenjtimit

Aug 25 2008
0 Shpërndarje
Interneti drejt shtrenjtimit

Por kjo mund t’u kushtojë shtrenjt. Përfaqësuesit e grupeve të konsumatorëve thonë se është vetëm çështje kohe deri sa kompanitë të fi llojnë të ndëshkojnë përdoruesit që përdorin aktivitete që kërkojnë shumë bandwidth. Craig Aaron, zëdhënës i SavetheInternet.com, shprehet i mërzitur se përdoruesit e internetit së shpejti ose duhet të paguajnë më shumë për atë që ISP-të e tyre e konsiderojnë si bandwidth të tepërt, ose mund t’i ndalojnë të përdorin programe që konsumojnë shumë bandwidth.

Kërkesat për bandwidth në Shtetet e Bashkuara janë dyfi shuar çdo vit për disa herë, sipas Tom Donnelly, bashkëthemelues i Sandvine, një kompani për menaxhimin e rrjeteve. Derisa presioni rritet mbi ISP-të dhe derisa aplikacionet si ato për shpërndarjen e dokumenteve dhe për streaming e multimedias rriten çdo herë e më shumë, Donneny thotë se ISP-të preferojnë të zvogëlojnë numrin e përdo-ruesve që konsumojnë shumë bandwidth. Operatorët më të mëdhenj të Shërbimeve të Internetit nuk reagojnë ndaj kritikave, të cilat thonë se rrjetet e tyre nuk mund të përballojnë kërkesën e rritur për bandwidth.

“Ne kemi qenë të suksesshëm në ofrimin e shërbimeve broadband tek konsumatorët tanë për dhjetë vite dhe kjo nuk do tëndryshojë në një kohë të afërt.” ISP-të e tjera, duke përfshirë Charter Communications, Time Warner dhe Cox Communications, kanë mendim të ngjashëm: “Rrjeti ynë është tepër i fuqishëm dhe problemet e bandwidth nuk janë problem për ne”, thotë Jim Mailla, zëdhënës i Optimum Online. “Operatorët e shërbimeve të internetit nuk janë të gatshëmtë pranojnë se ka probleme në këtë çështje”, thotë Stan Schatt, nënpresident i ABI Research. “Kjo, sepse asnjë investitor nuk dëshiron të dëgjojë shprehjen shpenzimet kapitale të ardhshme. ”“ISP-të nuk dëshirojnë të harxhojnë të holla për të forcuar rrjetet e tyre, kështu që atyre do u duhet të kufi zojnë sasinë e bandwidth që konsumatorëtmund të përdorin, ”thotë Mike McGuire, një analist i kompanisë për hulumtime Gartner.

Aplikimi i Kufi zimeve Disa operatorë, tashmë janë duke provuar të kufi zojnë përdoruesit që hanë bandwidth të tepërt. Të tjerët janë duke eksperimentuar me planet e pagesave që llogarisin shpenzimet e bandwidth për çdo konsumator individual. Për shembull, Comcast ka kufi zuar mënyrën se si punojnë programet për shpërndarjen e dokumenteve në rrjetin e vet, duke ulur shpejtësinë e transferit së shënimeve për aplikacionet si BitTorrent, apo të ngjashme. Për më tepër, Comcast i ka dërguar këshilla konsumatorëve që përdorin shumë internet, duke i shpjeguar përdoruesve individualë se po përdorin bandwidth sa edhe konsumatorët e biznesit.

Zëdhënësi i Comcast, Charlie Douglas, shpjegon se konsumatorët individualë përdorin në mënyrë disproporcionale bandwidth në krahasim me fqinjët e tyre, mund të ngadalësojë internetin për të gjithë në atë lagje. Comcast ka shkaktuar pakënaqësi mes përdoruesve duke manipuluar mënyrën se si punojnë programet që shpërndajnë dokumente dhe duke vendosur kufizime të bandwidtht për disa llogari individuale, por duke mos identifi kuar se çfarë kufizimesh janë këto.

Paguaj për Gigabyte

Time Warner Cable është duke eksperimentuar menaxhimin e bandwidth duke i faturuar konsumatorët e vet jo me tarifa tësheshta mujore, por duke u bazuar në atë se sa bandwidth harxhon çdo konsumator. Kjo kompani kabllore planifikon të prezantojë këtë version provues të sistemit të faturimit në bazë të konsumit në Texas, gjatë këtij viti. “Ne kemi më shumë se ç’duhet bandwidth, por jemi duke parë nga e ardhmja”, thotë Alex Dudely, zëdhënës i Time Warner Cable. Sipas skemës së re të faturimit, konsumatorët që tejkalojnë hapësirën e tyre mujore, do të paguajnë një çmim për tejkalim të limitit. Zëdhënësi thotë se kjo skemë e faturimit ende nuk është vendosur, ndaj kompania ende nuk i ka numrat e saktë për sa i përket këtyre tarifave.

Kufizimet e Konsumit

Nga Cox Communications thonë se tani janë duke aplikuar “kufizimet e konsumit mujor” tek konsumatorët e vet, dhe se kanë të drejtë të “ndërpresin shërbimin” e konsumatorëve të vet, të cilët përdorin më shumë bandwidth nga limiti i lejuar për ta. Rregullat e kompanisë janë në faqen e saj në internet.

Nëse përdoruesit e Cox vazhdimisht tejkalojnë limitet në bandwidth, Cox u dërgon një e-mail apo i telefonon për t’i paralajmëruar të reduktojnë konsumimin e bandwidth apo të kalojnë në ndonjë pako më të lartë shërbimi, thotë David Deliman, zëdhënës i kompanisë. Cox, i cili nuk ka mundur të pohoj nëse ndonjëherëkompania ka përjashtuar ndonjë konsumator. Drejtori i AT&T Randall Stephenson, ka thënë publikisht se ka konsideruar bllokimin e përmbajtjeve pirate nga rrjeti i AT&T. Big Champagne, një kompani hulumtuese, e cila përcjell faqet për shpërndarjen e dokumenteve, vlerëson se llogaritë peer-to-peer konsumojnë më shumë se gjysmën e tërë trafi kut të gjithë internetit. Çështjet e hapësirës do të jenë në qendër të vëmendjesnë muajt në vijim, pasi kongresiamerikan do të shqyrtojëLigjin për Neutralitetinnë Internet (Net NeutralityBill) të paraqitur nga Ed Markey. “Neutraliteti në Internet” i referohet principitqë i gjithë trafi ku i internetit të trajtohet i njëjtë.

Ndërkohë, Komisioni Federal i Komunikimit ka drejtuar hetimet te ankimet se Comcast, në mënyrë sekrete, ka ndërmarrë hapa të ngadalësojë shpërndarjen e materialeve nga konsumatorët e vet. Debati mbi çështjen e Neutralitetit në Internet, mes atyre që besojnë në zgjedhje të lirë në internet dhe ISP-të që menaxhojnë kufi zimet,po bëhet më i zhurmshëm çdo ditë e më shumë. ISP-të thonë se është koha që FCC (Federal Communications Commision) të rishikojë rregullat e vjetra që ndalojnë ISP-të të bllokojnë aplikacione specifi ke. FCC lejon “menaxhim të arsyeshëm të rrjetit”, një shprehje që ISP-të e interpretojnë në një mënyrë dhe mbrojtësit e neutralitetit në internet në një mënyrë tjetër. “Pa ndonjë lloj të menaxhimit të Internetit nga ISP-të, interneti do të bëhej i paqëndrueshëm”, thotë Jay Rolls, nënkryetar i teknologjisë për Cox Communications. Si çdo ISP që është kontaktuar për këtë artikull, Cox vërteton se merret me disa forma të menaxhimit të trafi kut të internetit (jo bllokimit), i njohur në industri si “formëzim i trafikut” dhe “prioritet i trafikut.

”Sipas Rolls, Cox i jep prioritet aplikacioneve të internetit si VOIP (Zë përmes Protokollit të Internetit), të cilat kërkojnë një lidhje të internetit të qëndrueshme dhe të sigurt, duke dobësuar aplikacionet e e-mail, të cilat nuk kërkojnë lidhje aq të shpejtë. Ithtarët e neutralitetit të internetit pajtohen se menaxhimi i internetitështë i domosdoshëm, por menaxhimi i rreptë i rrjetit mund të sjellë rrezikun e thyerjes së principeve themelore të neutralitetit të internetit. Mbrojtësit e privatësisë janë të shqetësuar sepse në mënyrë që trafiku në internet të kontrollohet, një ISP duhet të kontrollojë trafikun dhe të zbulojë nëse të dhënat janë përmbajtje e ndonjë faqeje, transfertë dokumentesh, apo komunikim VoIP. Ky “shikim” është i njëjtë me përgjimin, thonë ata, sepse kjo përfshin jo vetëm shikimin e llojit të përmbajtjes që është duke u shkarkuar, por edhe vëzhgimin e përmbajtjes që jeni duke parë. Nëse ISP-të planifi kojnë të identifi kojnë paketat e të dhënave që vijnë me e-mail, dokumenteve të muzikës, apo VoIP, mbrojtësit e intimitetit thonë se përgjimi i përmbajtjes, leximi i e-mail, identifikimi i këngëve të shkarkuara, apo përgjimi se çka bisedon gjatë një thirrjeje VoIP, do të jetë e njëjtë sikur postieri të hapë çdo letër tuajën dhe të skanojë përmbajtjen e të shohë nëse është letër pa vlerë, faturë, letër dashurie, apo diçka tjetër.

Shpërdoruesit e Bandwidth

Nga pikëpamja e ISP-ve, fajtori kryesor për shpërdorimin e bandwidth janë programet për shpërndarjen e dokumenteve, siç është BitTorrent. “Këto programe janë krijuar si robotë, në mënyrë të përsosur dhe janë të programuar të hanë aq sa munden”, thotë Sandvine Donnely. Edhe pse zakonet e konsumatorëve online nuk kanë ndryshuar shumë në vitet e fundit, nga pikëpamja e Donnelly, faqet dhe shërbimet që ata përdorin janë duke ngritur kërkesën që broadband të rritet me shpejtësi. Sa më shumë konsumatorët shfrytëzojnë përparësitë e shërbimeve që konsumojnë shumë bandwidth si Apple TV Take Two (e cila ju lejon të shkarkoni filma të cilësisë së lartë), do të jetë sfi dë më e madhe për ISP-të.

Të Papërgatitur për të Ardhmen

Nëse shkarkimi i filmave me kualitet të lartë, shikimi online i TV shfaqjeve nga faqet si Hulu.com dhe ruajtja backup të kompjuterit online bëhen të zakonshme për konsumatorët, siç shpresojnë kompanitë nga Sillicon Valley, operatorët e shërbimeve të internetit do të jenë në telashe të mëdha.ISP-të duhet të investojnë më shumë para për të shtuar kapacitetet bandwidth në rrjetet e tyre për të ardhmen. McGuire nga Gartner thotë se cilësia e shërbimeve dhe raporti me konsumatorin do të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Sipas Keynote Systems, firmë për mbikëqyrjen e rrjetit, përdoruesit e internetit të shpejtë shumë rrallë ndjejnë zvogëlimin e bandwidth sot,përveç nëse ndonjë ngjarje e madhe mediatike ngarkondhe ngadalëson internetin apo ndonjë prishje e papritur në infrastrukturën e internetit. Keynote përshkruan këto ngadalësime të internetit si prishje të padukshme. Asnjë nga analistët e konsultuar për këtë artikull, nuk ka mundur të parashikojë se kur interneti do të ngadalësohet për shkak të përdorimit të tepërt të bandwidth. Schatt thotë se nuk do të ishte i befasuar nëse ISPtë, duke shpresuar të shfrytëzojnë konsumatorët, do t’i shtyjnë drejt paketave më të shtrenjta, për t’i larguar nga paketat e lira që përdorin.

Donnelly i Sandvine parashikon ditën kur ISP-të do të tarifojnë përdoruesit për t’u kyçur në rrjete të menaxhuara më mirë, duke iu kundërvënë rrjeteve me shpejtësi të lartë. Për shembull, ISP-të mund tu ofrojnë një shërbim ku bandwidth për aplikacionet peer-to-peer nuk ngadalësohet në mënyrë artifi ciale dhe ku trafi ku i VoIP është prioritet, për një çmim të caktuar. Rob Enderle, analist nga Enderel Group, thekson se ISP-të kanë kapacitet të mjaft ueshëm të bandwidth. Sfi da e vërtetë për ISP-të, thotë ai, është përmirësimi i rrjeteve të tyre. “Dallimi i fitimit nuk është arsye për të justifikuar përparimet e shtrenjta në rrjet”, thotë Enderle. Enderle beson se kur të vijë koha për të vendosur mes rritjes së kapacitetit të bandwidth ndaj rritjes së tarifës së internetit, ISP-të do të zgjedhin këtë të fundit.

Lajmet e fundit>