Lajmet

Interneti, fushë “beteje” ndërmjet qeverive dhe piratëve kibernetikë

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Interneti, fushë “beteje” ndërmjet qeverive dhe piratëve kibernetikë

internet1Padyshim, secili prej jush ka dëgjuar histori se si piratët kibernetikë kryejnë sulme të njëpasnjëshme në faqe të ndryshme ose ka raste kur “luftojnë” dhe bëjnë konkurrencë edhe me njëri-tjetrin.

Ju keni parë lajmet dhe keni lexuar në internet për luftën ndërmjet Kinës dhe SHBA-së në internet për kryesimin online të uebit. Në qoftë se ju nuk keni qenë ndonjëherë objekt i ndonjë sulmi, do të jetë shumë e vështirë për ju që ta kuptoni se si funksionon kjo luftë virtuale.

Në një hartë, e cila menaxhohet dhe mirëmbahet nga kompania e sigurisë Norse, tregohen në kohë reale sulme kibernetike të ndryshme, vendi nga vijnë si dhe mënyrat që përdoren për tu kryer këto sulme. Në qoftë se do të vëreni këtë hartë për disa minuta do të shikoni që shumica e sulmeve vijnë nga Azia Lindore, kryesisht Kina, përkundjet SHBA-së. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>