Vëzhgim

Interneti kalon televizionin si burim kryesor për adoleshentët

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
Interneti kalon televizionin si burim kryesor për adoleshentët

Në vitin 2010, 65% e të rinjëve nën 30 vjeç vendosën internetin si burimin e tyre kryesor të lajmeve, duke arritur gati dyfifshin e vlerës 37% që ishte në vitin 2007. Numri i atyre që e shohin televizionin si burimin e tyre kryesor të lajmeve nga 68% ka rënë në 52%.

Nga 1,500 adoleshentë të analizuar, 41% thonë që lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare i marrin nga interneti, duke u rritur në 17% vlera në krahasim me vlerën që ishte në vitin 2007. 66% e vendosin televizionin – vlerë kjo e rënë nga 74% – duke zgjerim përgjatë grupmoshave të tjera.

48% e moshatarëve nga 30 në 59 vjeç e vendosin internetin si burimin e tyre kryesor të informimit, që shënon ngritje nga vlera 32% në vitin 2007, ndërsa televizioni ka shënuar rënie nga 71% në 63%.

Ndonëse numri i atyre me moshë 51-64 vjeç që e marrin parasysh televizionin si burim kryesor të lajmeve (71%) është i njëjtë, ata që u kthyen drejt internetit (34%) janë afërsisht njëjtë me ata të cilët gazeta për t’u informuar. Vlera e njerëzve që informohen në internet është rritur nga 5% në 14%, por televizioni ende mbetet burimi kryesor me 79%.

Këta numra do të gërshetohen me vijën e rritjes së burimeve online të informacionit. Edhe Furnizuesi i Lajmeve në Facebook edhe Twitter u lëshuan në verën e vitit 2006, por nuk patën popullaritet të madh deri në vitin 2007. Që të dy faqet kanë parë një rritje të madhe gjatë vitit 2008. Numri i cicërimeve në Twitter është rritur nga 5,000 gjatë ditës në vitin 2007 në 90 milionë gjatë ditës në vitin 2010, ndërsa Facebook-u shkoi nga 30 përdorues në vitin 2007 në më shumë se 500 milionë përdorues.

Përveç kësaj, kultura e shikimit të televizionit ka ndërruar në vitet e fundit. Në mesin e shërbimeve mediatike në ueb dhe, së fundi, pajisjet për lidhjen e televizionit në Internet si Roku dhe Boxee, njerëzit kanë më shumë mundësi për të zgjedhur për shikim. Me mundësinë për të përzgjedhur llojin e lajmeve dhe argëtimeve që shfrytëzohen, këto mënyra të shikimit të televizionit janë bërë më të dëshirueshme për shumë njerëz.

Po ju cilin burim e pëlqeni më shumë për t’u informuar? Tregoni në komente.

 

Lajmet e fundit>