Lajmet

Interneti më i shpejtë në botë Wi-Fi po zhvillohet në Izrael

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Interneti më i shpejtë në botë Wi-Fi po zhvillohet në Izrael

Wilocity është një kompani e përbërë nga 60 persona në zonën industriale të qytetit Caesarea të Izraelit, që është duke zhvilluar atë që e përshkruan si “çip-seti i parë në botë pa kabllo shumë-gigabitësh” i bazuar në standardet e reja për internetin me shpejtësi super të lartë.

Çipat do të jenë në gjendje që të bartin të dhëna në një shpejtësi prej shtatë gigabitëve për sekondë, pothuajse 25 herë më shpejt se sa cilado lidhje e shpejt e internetit në shtëpi që është për momentin në dispozicion, 300 megabitë për sekondë.

“Me çdo gjeneratë të produktit, mundësitë përmirësohen dhe shpejtësia rritet,” tha Yaron Elboim, që është zëvendës president i inxhinierisë së Wilocity, i cili merret me aktivitetet e kompanisë në Izrael. “Sapo të keni shpejtësinë, nuk ka fund për aplikacione.”

Kompania ka siguruar 105 milionë dollarë fonde, duke pasqyruar kështu sigurinë e investitorëve në setin e çipave të specializuar që vijnë nga një qytet i vjetër romak, që mund ta zmadhonte përdorimin e uebit në një fushë të re të shpejtësisë.

Sipas uebfaqes së teknologjisë Digital Trends, me 300 megabitë për sekondë, përdoruesit mund të shkarkojnë një film që është 2 orë i gjatë në cilësinë më të lartë për 2.2 minuta, të përdorin 14 pajisje të lidhura në internet në të njëjtën kohë ose të shkarkojnë 10 këngë në 1.4 sekonda.

“Ky lloj i komunikimit iu mundëson që ta lëshoni një film high-definition nga kompjuteri në ekranin e televizionit pa u ndalur,” tha Elboim. “Ai iu mundëson që t’i ruani gjërat nga smartfoni juaj në kompjuterin tuaj dhe anasjelltas për pak sekonda, ku sot duhen disa orë.” Megabit ose gigabit për sekondë është një pjesë e ngjarjes, thotë Elboim.

Për një dallim prej 10 herë në krahasim me shpejtësinë në letër, dallimi në efikasitet është pothuajse për 100 herë, pasi Wi-Fi ngadalësohet kur ka shumë përdorues në të njëjtin sistem.

Në një zyre që përdor Wi-Fi standard, Elboim tha: “Dhjetëra punëtorë të zyrës janë duke e përdorur së bashku qasjen në internet dhe është shumë i ngadalshëm. Ne kemi zëvendësuar të gjithë çipat Wi-Fi të punëtorëve të kompanisë me çipin tonë dhe ata janë duke shkuar online pothuajse pa asnjë kufizim.”

Kjo për shkak se teknologjia e tanishme Wi-Fi, me versionin e shpejtësisë së lartë të Wilocity nuk e ndan bandwidthin në mesin e përdoruesve. Derisa kjo është një përparësi e teknologjisë, kjo ka po ashtu një anë madhore të keqe: ruteri dhe kompjuteri duhet të jetë në të njëjtën dhomë. Ai punon nga një distancë prej 100 metrave, por nuk është efikas përgjatë mureve ose pengesave të tjera fizike. (PCWorld Albanian)

3437963217

Lajmet e fundit>