Vëzhgim

Interneti përdoret si ndihmë në kuizin “Kush do të bëhet milioner”

May 22 2011
0 Shpërndarje
Interneti përdoret si ndihmë në kuizin “Kush do të bëhet milioner”

Në këtë kuiz janë gjithsej 15 pyetje dhe përgjigjia e saktë për secilën pyetje harkëton një shumë parash. Të arrish që të përgjigjesh në secilën pyetje është relativisht vështirë, andaj, edhe pse është i përhapur kaq shumë, pyetjes së pesëmbëdhjetë kanë arritur që t’i përgjigjen vetëm 77 pjesëmarrës. Në mesin e këtyre fituesve, më së shumti janë japonezë, me gjithsej 12 fitues të çmimit prej  10,000,000 jenë. Në versionin në shqip, vetëm kandidati Edgar Çani ka arritur deri te pyetja e fundit, por përgjigjien nuk e dinte dhe u tërhoq.

Për shkak se është kuiz relativisht i vështirë, secili kandidat ka mundësinë për të shfrytëzuar gjithsej tri ndihma: telefono mikun, pyet publikun dhe 50 me 50. Secila ndihmë e ka vlerën e vet, por një ndihmë mjaft e madhe është telefonimi i mikut, i cili mund të jetë pranë një kompjuteri dhe të kërkojë përgjigjien.

Në vitet e para të transmetimit të këtij kuizi televiziv, një kandidat në pyetjen për 8,000 dollarë shfrytëzon ndihmën e telefonimit të mikut. Miku i tij ishte programues i softuerëve kompjuterikë, ndërsa pyetja ishte e një natyre që nuk kishte të bënte me profesionin e tij. Edhe vetë mënyra se si e pyet mikun është pak e pazakonshme, pasi që nuk ia thotë tërë pyetjen, por vetëm një pjesë dhe merr një përgjigjie shumë të shpejtë nga miku i tij. Kjo përgjigjie ka zgjuar shumë dyshime dhe thuhet se ka mundur të ketë qenë përgjigjie e kërkuar e marrë nga interneti. të cilën gjë e kishte kërkuar miku për kandidatin e tij në studio, i cili nuk e dinte përgjigjien. Koha kur është bërë ky inçizim ka qenë para se të bëhej interneti aq i njohur dhe Wikipedia ishte në fazat e para të mbushjes me artikuj. Se a ishte me të vërtetë një përgjigjie e kërkuar në internet apo jo, shikojeni videon e mëposhtme dhe na tregoni mendimin tuaj në komente.

 Ja edhe një varg i kandidatëve që kanë provuar të marrin ndihmën e mikut, i cili duhej të kërkonte në internet për përgjigjien, por disa prej tyre nuk arritën që të marrin përgjigjie gjatë kohës prej 30 sekondave, sa është e lejuar që kandidati të kërkojë ndihmë nga miku:/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>