Lajmet

Interneti: përdoruesi tipik shpenzon 13 orë në javë

Dec 24 2009
0 Shpërndarje
Interneti: përdoruesi tipik shpenzon 13 orë në javë

Sipas anketës së fundit të Interneti: përdoruesi tipik shpenzon 13 orë në javë del në pah një rritje e ndjeshme e kohës së shpenzuar online. Në vitin 1999, pak a shumë kur në Shqipëri filluan të shfaqen masivisht kompjuterat dhe të happen qendrat e para të internetit, koha e shpenzuar online në Sh.B.A, të paktën sipas kësajë ankete, ishte 7 orë në javë, çka u dyfishua në 14 orë në javë në Tetor të vitit 2008.

Sipas Harris Interactive, 80 përqind e të rriturve në USA deklarojnë se hyjnë online, 20 përqind qëndrojnë vetëm dy orë në javë, por 14 përqind e tyre kalojnë mbi 24 orë në javë online. Sipas kompanisë, dhe përdorimi i uebit ka evoluar mjaft vitet e fundit dhe dy përdorimet që kanë patur rritje më të madhe kanë qënë shikimi i videove she blerjet online.

Sipas Harris Interactive, ky shtim i kohës onlike mund të ketë të bëjë me krizën ekonomike, pra të jetë një mënyrë për të shmangur shpenzimet e aktiviteteve reale duke qëndruar më shumë online. Por anketa tregoi gjithashtu se 50 përqind e të pyeturve kishte blerë diçka online muajin e fundit.

Lajmet e fundit>