Analiza

Interneti pothuajse 40 vjeç por i kërcënuar nga barrierat

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Interneti pothuajse 40 vjeç por i kërcënuar nga barrierat

Asnjëri prej tyre nuk përdorte rrjet social dhe as që kishin qasje në aplikacione të lehta për përdorim të cilat kanë tërhequr më shumë se një miliard njerëz online.

Në vend të kësaj hulumtuesi është dashur të krijojnë një rrjet të hapur për të shpërndarë informacion lirshëm, një liri e cila më vonë do të shpërndante hapësirën e nevojshme për inovacionet që do të paraqiteshin si YouTube, Facebook dhe World Web Web (WWW).

Edhe sot ekziston një hapësirë mjaft e madhe për inovacione, megjithëse kjo hapësirë mund të shkatërrohet. Gjersa interneti është përhapur më shumë se kurrë më parë, barrierat artificiale kërcënojnë konstruktimin e rritjes së tij.

Këtu mund të fajësohen faktor të ndryshëm. Spam dhe sulmet nga hakerët detyrojnë operatorët e rrjeteve të ngritin mure të sigurisë (firewall). “Tani ka më shumë liri për përdoruesin e zakonshëm të internetit për të luajtur, komunikuar apo blerë, sesa kurrë më parë” tha Jonathan Zittrain, profesor jurist dhe bashkë-formues i Qendrës Berkam për Internet & Shoqëri, në Harvard. “Në anën tjetër, ekzistojnë trende afatgjata të cilat janë duke e bërë shumë më të mundshme kontrollimin e informacionit”.


Interneti i ditëve të para

Shumë pak i kushtonin rëndësi prapa më 2 shtator 1969, kur 20 njerëz u mblodhën në laboratorin Kleinrock të Universitetit të Kalifornisë, për të shikuar sesi dy kompjuter të fryrë shkëmbyen teste të pakuptimta të të dhënave përmes një kablloje të gjelbër 5 metërshe.

Ky ishte fillimi i rrjetit Arpanet. Instituti Hulumtues Stanford u bashkua një muaj më vonë, kurse UC Santa Barbara dhe Universiteti i Utah-s u bashkuan në fund të vitit.

Vitet e 70-ta sollën e-mail dhe protokollet e komunikimit TCP/IP, të cilat lejuan lidhjen e rrjeteve të shumta dhe kështu formuan internetin. Në vitet e 80-ta u lind sistemi adresues me mbaresat si “.com” dhe “.org”, që sot janë shpërndarë me të madhe.

Por deri në vitet e 90-ta interneti nuk është bërë pjesë e shtëpive, pra deri në momentin kur fizikani britanik Tim Berners-Lee, zbuloi uebin, një mes për internetin që e bënë më të lehtë të lidhen resurset përgjatë lokacioneve të shpërndara. Ndërsa në anën tjetër ofertuesit e shërbimeve si America Online arriti të lidhë për herë të parë më shumë se një milion njerëz.

“Shumica nuk kanë dëgjuar për historinë e internetit. Kjo gjë është vërtetuar shumë e dobishme dhe disi ka krijuar rrugë” tha Zittrain.

Edhe Qeveria e SHBA-s, që ka dhuruar fondacione për zhvillimin e hershëm të internetit si projekt ushtarak, në përgjithësi nuk ka penguar, duke lejuar liri tek inxhinierët për të promovuar idealin e tyre për një rrjet të hapur.

Kur Berners-Lee, që punonte në një laborator në Evropë, zbuloi Uebin në vitin 1990, ai nuk mund ta lëshonte në duar të botës pa kërkuar leje ose konkurrim me mure të sigurisë, që sot trajtohen si tipe të panjohura të trafikut të internetit dhe të dyshimta.

“Lejoni një qasje të lirë, dhe me mijëra lule lulëzojnë” tha Kleinrock, një profesor në UCLA që nga viti 1963. “Një gjë që mund të parashikosh për internetin është se ju do të befasoheni nga aplikacione që nuk i prisni”.

Një diskutim i vazhdueshëm mes Google Inc. dhe Apple Inc.

Sikur disa pajisje tjera që lidhen lirshëm në internet, iPhone sanksionon softuerin që mund të punojë në të. Vetëm aplikacionet e punuara nga Apple mund të bëjnë vend këtu.

Së fundi Apple pati bllokuar aplikacionin komunikues Google Voice, duke thënë se bënë mbishkrimin e ndërfaqes së integruar të iPhone. Sidoqoftë, skeptikët e përshkruan këtë si një konkurrencë potenciale në shërbimet mobile nga Google.
Në kompjuterë, disa ofrues të internetit kanë ngritur barriera për të limituar bandwidth-in dhe shërbimet e shkëmbimit të skedarëve nga abonuesit e tyre. Comcast Corp. u dënua gjatë vitit të kaluar nga Komisioni Federal i Komunikimit, për shkak të bllokimit apo të vonimit të disa formave të shkëmbimit të skedarëve. Në fund të fundit Comcas është dashur të pajtohet që të ndalojë këtë veprim.
Nga kjo episod qeveria kërkoi “neutralitet në net”, gjë që nënkupton se një ofrues i shërbimeve nuk mund të favorizojë forma të caktuara të trafikut të të dhënave në krahasim me disa të tjera. Por kjo nuk do të ishte një rregull e re, pasi që ky ishte një princip që i shtyu përpara Kleinrock dhe kolegët e tij ndërtimin para 40 viteve.

Edhe nëse ofruesit e shërbimeve nuk ndërhyjnë në mënyrë aktive me trafikun, ata limitojnë përdorimin e internetit me pengesa ose limite në shfrytëzim mujor të të dhënave. Disa ofertues janë duke testuar limite më të ulëta që do të thotë kosto shtesë për shikim të vetëm disa filmave të kualitetit të DVD-s, online.

Dave Farber, një ish shef teknologjik pranë Komisionit Federal për Komunikim, tha se sistemi është shumë më i fuqishëm, kur zhvilluesit e softuerit dhe konsumatorët mund të provojnë gjëra lirshëm.


Edhe në desktop paraqiten barriera tjera

Steve Crocker, një pionier i internetit që ka nisur Shinkuro Inc., tha se kompania e tij ka përjetuar një kohë të vështirë në ndërtimin e teknologjisë që ndihmon njerëzit në kompani të ndryshme për të bashkëpunuar, për shkak të mureve të sigurisë. Thjeshtë thënë, firewall-ët janë dizajnuar për të bllokuar lidhje në arritje, duke bërë ndërveprimet e drejtpërdrejta mes përdoruesve më sfiduese apo ndoshta edhe të pamundura.

Natyrisht askush nuk po sugjeron largimin e barrierave. Muret e sigurisë dhe filtrat e spam-it janë bërë të domosdoshëm me rritjen e internetit, pasi që është rritur edhe sjellja e malware, një proces ngjashëm me vendosjen e semaforëve për shkak të rritjes së komunikacionit. Kjo do të thotë se largimi i barrierave (semaforëve) mund të shkaktojë probleme.

Atë çfarë dëshirojnë të arrijnë inxhinierët udhëheqës është evitimi i barrierave që janë aq të ngulitura sa që shtrydhin idetë e reja, para se ato të mund të vihen në funksion.

Në ditët e sotme, veçse ka dëshmi për kontroll në vend të punës dhe ofruesit e shërbimeve janë duke ngadalësuar përdorimin e shkëmbimit të skedarëve dhe veglave të bashkëpunimit. Video mund të jetë gjëja e ardhshme nëse konsumatorët paraqesin kualitet më të lartë dhe klipe më të gjata, nga frika e pagesave shtesë për teprim në bandwidth.

Nëse barrierat e këtilla vazhdojnë të mbajnë larg duarve të konsumatorëve inovacionet, nuk do të mund të kuptojmë kurrë çfarë po humbim gjatë rrugës.

Lajmet e fundit>