Lajmet

Interneti skllavëron rininë

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Interneti skllavëron rininë

Kjo tendencë është konfirmuar edhe nga sondazhi i fundit i kryer nga Instituti i Medias dhe i mbështetur nga UNICEF, ku janë pyetur 500 fëmijë të moshave 13 deri në 18 vjeç.

“Përsa i përket librit, nga 500 të anketuar, 105 prej tyre thanë se nuk lexojnë fare, ndërkohë që 395 thanë se lexojnë por theksuan se nuk lexojnë aq sa do të donin, kryesisht për mungesë kohe. Në përgjithësi duket që ka një preferencë të qartë për sektorin e kulturës dhe të sportit me 210 dhe 206 persona që kanë preferuar kulturën dhe sportin në shtypin e shkruar. Më pas, si preference renditen faqet sociale dhe kronika rozë ndërkohë që analiza dhe kronika e zezë janë ato që janë më pak të preferuara nga fëmijët”, thotë Ilda Londo nga Instituti i Medias. 

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm është ndalur në programet televizive të cilat nuk i përgjigjen kërkesave të këtyre fëmijëve. Ata preferojnë shumë informacione mbi sportin, kulturën, problemet sociale apo kronikën rozë, çka i ndeshin pak në televizione.

“Fëmijëve, mbase dhe ne na duket mediat e mërzitëshme në Shqipëri. Të njëjtat fjalime, të njëjtat shfaqje, ai tha, kjo tha, të njëjtat fjalime dhe pak fakte dhe kjo nuk është ajo që ne duam të dëgjojmë. Ndaj dua të transmetoj disa mesazhe për drejtuesit e programacioneve: duhet një qasje më shumë transparente, më e besueshme dhe me më shumë etikë për fëmijët”, thotë përfaqësuesi i UNICEF, Detlef Palm.

Fëmijët kanë nisur të qendrojnë gjatë në internet, përsa kohë ata kanë akses. Të paktën 3/5 e të pyeturve thanë se e përdorin internetin disa herë në ditë./Top-Channel.tv

Lajmet e fundit>