Analiza

Interneti do të shfletohet më shumë me celularë sesa me PC

Jan 17 2010
0 Shpërndarje
Interneti do të shfletohet më shumë me celularë sesa me PC

Gartner që parashikon sjelljet ndryshuese të shfletimit sugjeron se popullariteti i vazhdueshëm (dhe reduktimi i kostos) së celularëve të mençur siç është celulari i shpalosur rishtas Google Nexus One dhe Apple iPhone, nënkupton vetëm një gjë – praninë e zgjeruar të ueb shfletuesve të shpejtë dhe të lehtë për tu përdorur.

Dhe thashethemet më të fundit rreth lansimit të një iPhone 4G, ka shumë gjasa që tregu i celularëve të mençur të bëhet edhe më interesant (dhe më i nxehtë) në pjesën tjetër të vitit 2010.

Gartner paralajmëron se dikur rreth vitit 2013 celularët do të bëhen më të popullarizuar sesa dekstopët tradicional dhe laptopët, kohë edhe kur parashikohet se celularët e pajisur me shfletues do të tejkalojnë shifrën prej 1.83 miliard, në krahasim me 1.78 miliard PC anembanë botës.

Ndoshta gjëja më interesante që Gartner pretendon është se një e pesta e biznesit nuk “do të ketë asete IT” në vitin 2012, duke preferuar në vend të kësaj shërbime të bazuara në cloud dhe duke lejuar që punëtorët të përdorin kompjuterët e tyre në punë.

Lajmet e fundit>