Vëzhgim

Interneti përshpejton zhvillimin e vendeve të varfra

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Interneti përshpejton zhvillimin e vendeve të varfra

Chambers ka thënë në samitin filantropik të ish presidentit Bill Clinton në Nju Jork se aftësia për të bashkëpunuar në zhvillimin global përmes përdorimit të komunikimit me internet ishte një prej përparësive fondamentale qysh prej revolucionit industrial.

“Befasisht na lejohet që të ndryshojmë jetën e njerëzve në shpejtësi marramendëse” tha Chambers, kompania e të cilit bënë pajisje teknologjike të rrjetit. “Nëse shikoni shpejtësinë e ndryshimit sesi paraqitet kjo, atëherë lirisht do të mund të thoni se 10 vite po ndodhin në një”.

Më shumë se 1.300 njerëz duke fshirë liderë të shteteve, lider biznesesh, humanitarë dhe yje kanë qenë pjesëmarrës në iniciativën tre-ditore globale të Clintonit. Presidenti Amerikan Barack Obama dhe bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates, ishin gjithashtu të pranishëm.

Drejtori i Twitter, Dorsey ka thënë se faqet e rrjeteve sociale u kanë lejuar njerëzve që të shfaqin pikëpamjet e tyre dhe të shfaqen këshillimet në nivele më globale e gjithashtu sipas tij teknologjia që po ofrohet është aq e thjeshtë dhe e lirë sa që “të gjithë mund të kenë qasje në të”.

Por ai shtoi se për shkak të sasisë së madhe të informimit, “zbulimi i asaj që është më e rëndësishme dhe më relevante është një prej ndryshimeve më të mëdha në teknologji”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>