Lajmet

Inxhinierët krijojnë një tatuazh të përkohshëm që mat nivelin e sheqerit në gjak

Jan 18 2015
0 Shpërndarje
Inxhinierët krijojnë një tatuazh të përkohshëm që mat nivelin e sheqerit në gjak

Profesionistët dhe ekspertët në fushën e shëndetit kanë gjetur një mënyrë për tu larguar nga rrugët e dhimbshme për matjen e sheqerit në gjak. Nanoinxhinierët kanë ndërtuar një lloj tatuazhi të përkohshëm i cili mat nivelin e sheqerit në gjak. Amay Bandodokar, një kërkues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego ka krijues një sensor fleksibël që përdor elektricitetin për të matur glukozën në trupin e pacientit.

tatuash

Matja e nivelit të sheqerit në gjak disa herë gjatë ditës është një rutinë vitale për pacientët diabetik sepse tregon se si përgjigjet trupi ndaj sëmundjes. Por duke qenë se pacientet e konsiderojnë diçka të dhimbshme këtë matje ata shpeshherë mundohen ta shmangin këtë proces. Ndaj dhe ky tatuazh i përkohshëm është menduar si një mënyrë tepër funksionale dhe aspak e shtrenjtë. Tatuazhi duhet të ndërrohet çdo ditë dhe sensorët kushtojnë vetëm pak cent. Skuadra e zhvillimit raportoi se aktualisht kjo mënyrë është testuar dhe ka rezultuar e suksesshme. Kërkuesit shpresojnë se kjo mënyrë do të përdoret dhe për të matur komponentë të tjerë të trupit të njeriut si presioni i gjakut, karbohidratet, yndyrnat, alkoolin apo droga ilegale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tatuazh
Lajmet e fundit>