Intervista

Inxhinieri i Google shpërblehet nga NSA-ja, pastaj e kritikon ashpër atë

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Inxhinieri i Google shpërblehet nga NSA-ja, pastaj e kritikon ashpër atë

Javën e kaluar, Dr. Joseph Bonneau mësoi që kishte fituar vendin e parë në “Garën e Shkencës së Sigurisë” (SoS) të NSA-së.

Gara, synon të nderojë “punimet më të mira shkencore rreth sigurisë kombëtare” si mënyrë për të fuqizuar bashkëpunimin e NSA-së me hulumtuesit në fushën akademike. Bonneau u nderua për punimin e tij në natyrën e fjalëkalimeve.

Dhe si u përgjigj Bonneau në lidhje me këtë nder? Duke shprehur, në një postim të sinqertë, me zmbrapsje nga ajo që është bërë nga NSA-ja:

“Në një shënim personal, unë do të isha i pakujdesshëm nëse nuk do të përmendja ndjenjat e mia të ngatërruara rreth fitimit të çmimit të dhënë rreth asaj që e dimë rreth grumbullimit të shpërndarë mjaft të NSA-së të komunikimeve private dhe asaj se çfarë mbetet e panjohur rreth mbikëqyrjes për operacionet e agjencisë. Sikur shumë në komunitetin e kriptografisë dhe inxhinierëve të sigurisë, unë jam i pikëlluar që ne nuk e kemi informuar më mirë publikun rreth rreziqeve të pandara dhe veglave të diskutueshme të mbikëqyrjes së masës. Dhe sikur shumë qytetarë amerikanë unë jam i turpëruar që ne i kemi lënë politikanët tanë që të vjedhin shtetin përgjatë kësaj rruge.”

Duke e pranuar çmimin unë nuk e harroj mbikëqyrjen e NSA-së. Thjesht, unë nuk mendoj që një shoqëri e lirë është e përshtatshme me një organizatë si NSA-ja në formën e vet të tanishme. Në një intervistë me Andy Cush në Animal, Bonneau shkoi më tutje me kritikat e tij kundër NSA-së:

“Unë më tepër do ta shfuqizoja se sa t’i rezistoja formës së vet të tanishme. Unë mendoj që është një pyetje rreth asaj se a është e mundur që të reformojmë NSA-në në diçka që është më e arsyeshme… Por ndjenja ime e bazuar në atë që kam lexuar është që unë nuk dëshiroj të jetoj në një shtet me një organizatë siç është NSA-ja tani.” (PCWorld Albanian)

NSA

Tags >

Google
Lajmet e fundit>