Harduer

Inxhinieri i iPhone-it flet për zhvillimin sekret të smartfonit të ri nga Apple

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Inxhinieri i iPhone-it flet për zhvillimin sekret të smartfonit të ri nga Apple

iphone-5s-435The Wall Street Jounal ka publikuar një lajm për një punë të brendshme në kompaninë Apple përmes një interviste me inxhinierin e elektronikës për iPhone, Greeg Christie. Sipas gazetës, është hera e parë që Christie ka folur rreth projektit duke dhënë detaje.

Ndërkohë që Apple vazhdimisht ka fshehur dhe mbajtur sekret ekipet e saj të zhvillimit të produkteve, ajo ka aprovuar një intervistë për të ndihmuar në rritjen e popullaritetit për iPhone-in e ardhshëm duke ndarë inovacionin brenda pajisjes me qëllim që të “luftojë” kundër Samsung-ut:  Sipas gazetës ekipi i inxhinierit Christie foli rreth detajeve si shpejtësia e duhur për listimin e përmbajtjes dhe efekti i “kërcimit” kur shkoni në fund të listës. Ai tha se ekipi i tij “i ka rënë murit me kokë” për të ndryshuar listën kronologjike të mesazheve individuale në “bashkëbisedime” të ndara që vazhdojnë, ngjashëm me shkëmbimin e mesazheve në ueb ose kompjuter”

Ju mund të kujtoni një histori të ngjashme vitin e kaluar nga New York Times ku pati folur inxhinieri i frekuencave celulare të iPhone Andy Grignon, por ky është një shans i ri për Christie i cili është edhe shpikësi i patentës “Slide to Unlock” për iPhone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>