Lajmet

Inxhinieri kyç i Microsoft-it kalon në Google

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Inxhinieri kyç i Microsoft-it kalon në Google

Blaise Aguera y Arcas, që është një inxhinier dhe ekspert i fotografisë që ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e “motorit” Bing të ndërmarrjes Microsoft, sipas një raporti nga New York Times, ka kaluar në ndërmarrjen Google.

Në Microsoft, Aguera y Arcas u përqendrua në realitetin e shtuar, harta, informatikën që mund të vishet dhe ndërfaqe natyrale të përdoruesve dhe ishte një arkitekt i Bing Maps dhe Bing Mobile. Ai ishte emëruar si Inxhinier i Dalluar në vitin 2011 dhe mbikëqyri zhvillimin e Photosynth, që është aplikacion për fotografitë panoramike në 3D.

Në Google, Aguera y Arcas pritet të përqendrohet në mësimin e makinës, treguan burimet për New York Times. Aguera y Arcas iu bashkua ndërmarrjes Microsoft në vitin 2006 pasi ndërmarrja Seadragon Software, e themeluar nga ai në vitin 2003, ishte blerë nga gjiganti softuerik.

Ishte në Seadragon kur Aguera y Arcas filloi të punojë në teknologjinë e vizualizimit prapa ruajtjes dixhitale dhe mundësive të zmadhimit të Photosynth. Derisa punonjësit i lënë ndërmarrjet për arsye të ndrysmë, “dezertimet” mes këtyre dy ndërmarrjeve kanë çuar në sfida të hidhura të punëtorëve.

Pasi Google lajmëroi në vitin 2005 që ishte duke e punësuar ekspertin në teknologjinë për njohje të shprehjeve, Kai-Fu Lee, Microsoft e paditi Lee dhe Google, duke pretenduar që Lee ishte duke shkelur një marrëveshje të papërfunduar njëvjeçare që ishte pjesë e kontratës së tij me ndërmarrjen Microsoft.

Google më vonë ngriti një padi kundër në gjykatë, në Kaliforni. Microsoft bënë marrëveshje me Google në dhjetor të vitit 2005, pa treguar për kushtet e marrëveshjes. (PCWorld Albanian)

GoogleLogoFinal

Lajmet e fundit>