Lajmet

Inxhinieria ekstreme në stadiumet e Afrikës së Jugut

Jun 1 2010
0 Shpërndarje
Inxhinieria ekstreme në stadiumet e Afrikës së Jugut

Gjatë këtij muaji kur edhe do të nis Kupa Botërore në Afrikën e Jugut, 69.070 adhuruesit e futbollit brenda stadiumit të ri të Cape Town do të bërtasin në kufij të kapacitetit të mushkërive të tyre, për ekipin e tyre favorit. Por falë një inxhinierie më të mençur, njerëzit që jetojnë afër stadiumit as që do të dëgjojnë ndonjë zhurmë.
 
Stadiumi me tavan të hapur qëndron në fqinjësinë Green Point të Cape Town, dhe ishin pikërisht banorët e kësaj lagjeje që u shqetësuan në lidhje me zhurmën e krijuar brenda stadiumit.
 
Për t’i mbajtur brohoritjet e adhuruesve në minimum jashtë ndërtesës, një ekip dizajnues nga kompania Gjermane e inxhinieringut, Schlaich Bergermann ka përfunduar majën e strukturës, me tavanin më të madh të xhamit në botë. 
 
Tavani i xhamit me sipërfaqe prej 398.265 metra katror përmban 9.000 panele të trasha gjysmë inç, të renditura në formë unazore mbi tribunat e shikuesve, dhe nën to renditet një përzierje e Teflonit dhe fibrave të xhamit. 
 
Duke punuar së bashku ato reflektojnë brohoritma e turmave prapa në fushë dhe gjithashtu ndihmojnë që të ketë një avantazh për ekipin që ka seksionin më të zhurmshëm, duke mos lejuar që asnjë brohoritmë të shkoj jashtë stadiumit. 
 
Tavani gjithashtu do të mbrojë adhuruesit nga moti i keq që mbizotëron mbi Cape. Banorët lokal bëjnë shaka duke thënë se ju mund të përjetoni të katër sezonet në një ditë për shkak të erës që përzihet me konvergjencën e dy rrymave më të mëdha oqeanike. 
 
Forma konkave e tavanit të stadiumit shmang erën dhe e ridrejton atë përreth stadiumit.

Lajmet e fundit>