Lajmet

iOS 10.2.1 redukton ndjeshëm fikjen e papritur të iPhone 6 dhe 6S

Feb 25 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajve të fundit, disa përdorues të iPhone 6 dhe 6S raportuan fikje të papritur të telefonit, duke i detyruar ato që të lidhin telefonin e tyre me një ngarkues për tu ndezur sërish. iOS 10.2.1 redukton ndjeshëm fikjen e papritur të iPhone 6 dhe 6S Photo Source: Cnet

Apple u përpoq që të zgjidhte problemin duke ofruar që të zëvendësonte bateritë që mund të ishin defektive, por përditësimi i iOS 10 e zgjidh këtë problem automatikisht.

Siç u raportua nga TechCrunch, që nga debutimi i iOS 10.2.1 është vrojtuar një rënie prej 80% në fikjet e papritura të iPhone 6S dhe një rënie prej 70% për iPhone 6.

Raporti thotë se problemi shkaktohej nga një rritje e menjëhershme e aktivitetit në bateritë e iPhone 6 dhe 6S, që rezultonte në një fikje emergjente. iPhone 7 nuk prekej nga ky problem pasi përdorte një model më të ri baterie.

Së bashku me rregullimin e këtij problemi përditësimi ju lajmëron edhe nëse bateria ka nevojë të ndërrohet. Nëse bateria konsiderohet si shumë e vjetër ju merrni një lajmërim që kërkon ta dërgoni pajisje tek shërbimi për klientin.

Apple publikoi se 50% e përdoruesve e kanë marrë tashmë përditësimin më të fundit, kështu që nëse nuk e keni përditësuar iPhone-in tuaj, tani është një kohë e mirë për ta bërë. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>