Analiza

iOS 11 arrin 85% adoptim

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Pavarësisht funksioneve të reja të solli ky version, iOS 11 ngeli pas për nga adoptimi i shpejtë krahasua rme iOS 10. iOS 11 arrin 85% adoptim

Vetëm një muaj nga debutimi i iOS 12, paraardhësi iOS 11 është instaluar në 85% të iPhone, iPad dhe iPod ose 5.8 herë më shumë sesa Android Oreo në telefonët Android.

Statistikat më të fundit u publikuan sot nga Apple bazuar në të dhënat e përdorimit të App Store.

Pavarësisht funksioneve të reja të solli ky version, iOS 11 ngeli pas për nga adoptimi i shpejtë krahasua rme iOS 10.

iOS 11 do të instalohej në 50% të pajisjeve pas dy muajsh.

Krahasuar me rivalin, versionin më i fundit i Android Oreo është instaluar në vetëm 14.6% të bazës së përdoruesve.

Ndërsa Android Pie është instaluar në vetëm 0.1% sipas Google.

Pas tre muajsh në version beta, iOS 12 e cila debuton në Shtator për iPhone, iPad dhe iPod Touch premton performancë më të mirë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>