Lajmet

iOS 12 mund të debutojë edhe në iPhone 5S

Apr 24 2018
0 Shpërndarje
Kompania ka bërë një punë të shkëlqyer me përditësimin e telefonëve të vjetër me softuerë dhe arnime sigurie po sjellja e iOS 12 në iPhone është një rekord i ri: gjashtë përditësime madhore në një pajisje iOS. iOS 12 mund të debutojë edhe në iPhone 5S

Nëse ende po përdorni një iPhone 5S, atëherë jeni me fat: Apple do të sjellë iOS 12 për telefonin pesë vjeçar.

Lajmi erdhi nga kodi i WebKit, një motor shfletuesi i cili fuqizon Safarin. Skripti, i cili u nda në Reddit, konfirmon se Apple ka testuar iOS 12 në iPhone 5S.

Kompania ka bërë një punë të shkëlqyer me përditësimin e telefonëve të vjetër me softuerë dhe arnime sigurie po sjellja e iOS 12 në iPhone është një rekord i ri: gjashtë përditësime madhore në një pajisje iOS.

iOS 12 mund të provojë një përditësim të rëndësishëm për iPhone 5S ndërsa Apple është fokusuar në rregullime gabimesh dhe rritje të performancës.

Mos prisni një mrekulli, megjithatë iOS 12 pritet ti japë frymëmarrje telefonit tuaj të vjetër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>