Harduer

Me iOS 12 performanca e iPhone 6 rritet me 40%

Jun 7 2018
0 Shpërndarje
Por shefi i softuerit pranë Apple Craig Federighni zbuloi se iOS 12 sjell më shumë performancë tek iPhone 6. Me iOS 12 performanca e iPhone 6 rritet me 40%

Apple premtoi më shumë vëmendje për përdoruesit e pajisjeve të vjetra iOS duke u fokusuar në performancë dhe qëndrueshmëri për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.

Gjithnjë kalimi në një version të fundit të iOS, ka qenë e dhimbshme për përdoruesit e një iPhone të vjetër.

Por shefi i softuerit pranë Apple Craig Federighni zbuloi se iOS 12 sjell më shumë performancë tek iPhone 6.

Federighni tha se aplikacionet hapen 40% më shpejtë, tastiera është më e mirë dhe kamera më e shpejtë.

Për bizneset rritja e cilësisë së iOS në pajisjet e vjetra është një investim i mirë.

Nga ana tjetër Apple dëshiron që eksperienca e përdoruesit të ngelet e kënaqshme sepse një pjesë e të ardhurave të kompanisë vinë nga shërbimet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>