Softuer

iOS 4.3.2 nuk shpëton nga jailbreak

Apr 15 2011
0 Shpërndarje
iOS 4.3.2 nuk shpëton nga jailbreak

Burime të IDG kanë bërë të ditur se përditësimi më i fundi i iOS është thyer me sukses përmes shfrytëzimit të veglave Pwnage, që janë të njohura për këtë proces. Në këtë moment, bëhet fjalë për një “tethered jailbreak”, që do të thotë se ju duhet të lidhni (tether) njësinë tuaj me iOS me Mac, sa herë që ristartoni.

Momentalisht jailbreak punon për iPhone 4, ipad dhe gjeneratat e treta dhe të katërta të iPod. Përkrahja për iPhone 3GS është rrugës, ndërsa pronarët e iPad 2 janë paralajmëruar që të  qëndrojnë larg jailbreak. E kushdo që ka një iPhone 4 që nuk është i mbyllur në një operator të caktuar mobile gjithashtu është paralajmëruar që të mos e përdorë atë.

iPhone 4 që është duke u shitur në Kosovë, ende nuk ka arritur të bëhet jailbreak megjithëse në raste të caktuara kur kam kontaktuar me pronarë të dyqaneve të servisimit të celularëve është thënë ajo shprehja të cilën besoj se shumë e kanë dëgjuar: “së shpejti na arrin kodi…”. Mënyra më e mirë dhe më ligjore është që të blini jashtë Kosovës një iPhone 4 “Unlocked” por kjo padyshim që kushton më shumë sesa blerja e një iPhone 4 tek një operator i caktuar dhe më pas jailbreak i tij për ta shfrytëzuar me njërin operatorë të Kosovës. Telashet megjithatë janë më të vogla në Shqipëri ku konsumatorët kanë mundësi të blejnë këtë njësi nga operatorët si Eagle Mobile apo nga dyqanet me të drejtë zyrtare të shitjes.

Për jailbreak të suksesshëm ju duhet të keni PwnageTool 4.3, iOS 4.2.2 firmuare, iTunes 10.2.1, Mac OS X dhe pakon PwnageTool për iOS 4.3.2. Më pas mund t’i përcillni instruksionet hap pas hapi në faqen e Redmond Pie sesi t’i futeni jailbreak-it me sukses.

iOS 4.3.2 është paraqitur të enjten dhe ka arnuar problemin e “imazhit të ngrirë’ që paraqitet tek FaceTime. Ju mund të shkarkoni përditësimin duke lidhur njësinë tuaj me Mac apo Windows PC dhe duke përdorur iTunes “check for updates”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>