Lajmet

iOS 6.1.2 rregullon kalendarin Exchange, baterinë dhe problemin me fjalëkalimin

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
iOS 6.1.2 rregullon kalendarin Exchange, baterinë dhe problemin me fjalëkalimin

iOS_612Apple ka nxjerrë një përditësim të ri të iOS, versionin 6.1.2 për të rregulluar problemet që i kishin mbetur nga 6.1 dhe 6.1.1.

Rregullimet përfshijnë arnimin e vrimës në kalendarin Exchange, i cili zgjidh gjithashtu problemin me jetën e baterisë për disa pronarë të iPhone dhe iPad.

Një rregullim tjetër madhor ishte dhe ai për fjalëkalimin i cili u prezantua në iOS 6.1.

Si gjithmonë, dalja e iOS 6.1.2 u parashikua nga blogu gjerman iFun i cila postoi se azhurnimi do të bëhej i disponueshëm para datës 20 shkurt. Me iOS 6.1 Apple prezantoi përpuethshmërinë 4G LTE për pronarët e iPhone 5.

Por si rrjedhojë pronarët e iPhone 4 filluan të ankoheshin për uljen e cilësisë së rrjetit. Disa kompani celularësh si Vodafone UK i paralajmëruan klientët e tyre mos të azhurnoheshin në 6.1 për shkak të këtyre problemeve.

Me azhurnimin e ri duket se më në fund ankesat më të mëdha janë eleminuar nga përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>