Lajmet

iOS 7.1 e shpejton iPhone 4, por jo aq shumë sa iOS 6

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
iOS 7.1 e shpejton iPhone 4, por jo aq shumë sa iOS 6

iPhone-4-2Lançimi i iOS 7.1 gjatë kësaj jave ka sjellë një sërë përmirësimesh, megjithatë përdoruesve të një prej pajisjeve duhet t’iu bjerë më shumë në sy. Të gjithë ata që kanë iPhone 4 do të venë re se performanca e telefonit është rritur ndjeshëm, edhe pse ende jo në nivelet e iOS 6.

Faqja Ars Technica ka kryer disa testime lidhur me performancën e versioneve iOS 7.1, iOS 7.0 dhe iOS 6.1.3 në iPhone 4 përsa i përket kohës së lançimit. Në përgjithësi, aplikacionet ekzekutohen më shpejt në iPhone 4 pas kalimit në iOS 7.1, por ka ende një diferencë të dukshme krahasuar me iOS 6.1.3.

Për shembull, aplikacioni i kamerës do 2.63 sekonda për t’u hapur në iOS 7.0, ndërsa duhen vetëm 2.2 në iOS 7.1. Nga ana tjetër, në iOS 6.1.3 duhen 1.9 sekonda. Faktikisht, asnjë prej shpejtësive të matura në iOS 7.1 nuk e kalonin atë të iOS 6 për iPhone 4. Gjithashtu, ajo që mund t’iu bjerë lehtësisht në sy përdoruesve është aplikacioni i mesazheve, i cili hapej për 2.8 sekonda në iOS 7 ndërsa në 7.1 për 1.5 sekonda.

Edhe animacionet performojnë më mirë me këtë përditësim për iPhone 4. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se iPhone 4 është një smartfon katër vjeçar tashmë dhe Apple i jep fund suportit për versionet e reja të iOS 4 pas një periudhe disa vjeçare, kështu që pritet që iPhone 4 të mos përditësohet dot në iOS 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOSiphone
Lajmet e fundit>