Lajmet

iOS 7 dhe Siri priten të integrohen gjerësisht nëpër makina

May 5 2013
0 Shpërndarje
iOS 7 dhe Siri priten të integrohen gjerësisht nëpër makina

Apple po punon fort për të integruar aplikacionet e iOS 7 si Siri dhe Apple Maps nëpër makina.

Ky lajm raportohet nga 9 to 5 Mac. Synimi i kompanisë duket se do të jetë përdorimi i konceptit të Siri-t, duke ofruar një sistem navigimi me zë përmes aplikacionit në makinë.

9 to 5 Mac raporton se ka disa burime të sigurta të cilat kanë deklaruar se kompania po punon intensivisht për të arritur lançimin e hartave të komanduara nga Siri deri në fund të këtij viti.

Versioni më i fundit i Siri Eyes Free për makina, i cili i përket sistemit iOS 6, u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe tek kontaktet e tyre duke përdorur komandat me zë të Siri-t, të luajnë muzikë nga libraritë në iTunes si dhe të aksesojnë funksionalitetet e kalendarit.

Edhe pse Siri Eyes Free u prezantua rreth 11 muaj më parë, të vetmet makina që e kanë adaptuar deri tani janë GM Chevy Spark dhe Sonic. Siri është i integruar në këto makina përmes sistemit Chevrolet MyLink. Ndërkohë pritet që nëntë prodhues të tjerë makinash — përfshi Toyota, Honda, Audi, Mercedes, BMW, Land Rover dhe Jaguar — ta lidhin Siri-n me makinat e tyre.

Integrimi i Siri-t në makinë do t’i ndihmonte shoferët të ruanin përqendrimin duke realizuar një sërë kontrollesh përmes zërit. Për më tepër, të përdorësh Apple Maps, e cila është e instaluar pa pagesë në iPhone-in tuaj, është shumë herë më e leverdisshme se sa të paguash 1500 $ më shumë për navigatorin.

Gjithsesi, në këtë rast do të duhet të ishim të varur nga lidhja e internetit në celularin tonë, e cila mund të rezultonte mjaft e kushtueshme dhe njëkohësisht nga bateria e telefonit, i cili duhet të jetë teorikisht gjithmonë i karikuar kur kemi ndërmend të përdorim navigimin. (PCWorld Albanian)

ios sir

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>