Lajmet

iOS 7 New Tab Page e bën dukjen e tabit të ri në Chrome si të pajisjes iPhone

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
iOS 7 New Tab Page e bën dukjen e tabit të ri në Chrome si të pajisjes iPhone

chrome_ios7_newtabpageChrome: Çfarëdo që thoni për dizajnin e ri në iOS 7, nuk mund të mohohet që ballina e ekranit në iPhone është mjaft e lehtë për shfletim dhe përdorim.

Nëse dëshironi një përvojë të ngjashme në Chrome, iOS 7 New Tab Page është një implementim i dobishëm dhe mjaft i saktë.

Parimet janë të thjeshta: faqja e tabit të ri në Chrome duket si iOS-i. Vetë kjo është mbase e mjaftueshme për disa njerëz, por iOS 7 New Tab Page iu mundëson që të rregulloni faqen në tabin e ri me shumë aplikacione dhe lidhje të ndryshme.

Mund të bëni ndryshimin e pamjes, sfondit, radhitjes ose thjesht të fshini gjërat që nuk i dëshironi. Nga atje, ju mund të zhvendoseni tërësisht me tastierë, të bëni lidhje të posaçme dhe shumë gjëra të tjera.

Mund të duket pak jo estetike në shikim të parë, por në fakt është një faqe mjaft e këndshme për tabin e ri.

iOS 7 New Tab Page (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>