Lajmet

IOS 7 tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar nga përdoruesit

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
IOS 7 tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar nga përdoruesit

iOS 7 on iPhoneMë në fund sistemi i përditësuar i Apple iOS 7 është gati për t’u shkarkuar.

Tashmë të gjithë përdoruesit do munden të përfitojnë nga risitë e këtij versioni të përditësuar ku përveç dizajnit të ri vlen të përmendim: Mundësinë e kontrollit të menusë Settings në brendësi të çdo aplikacioni; iTunes Radio; Version i përmirësuar i aplikacionit Siri; Paraqitja e aplikacioneve që janë në ekzekutim e sipër në një formë më të qartë.

Përdoruesit mund të sigurojnë iOS 7 për pajisjet e tyre duke ndjekur këtë rrugë (Settings > General > Software Update) ose nëpërmjet iTunes. Apple do të mundësojë këtë version edhe për pajisjet e reja iPhone 5S dhe 5C ditën e premte.

Megjithatë iOS 7 nuk mund të instalohet në çdo pajisje, por vetëm tek iPhone 4, iPod Touch i gjeneratës së pestë, iPad 2 dhe të gjitha versionet e reja pas tyre. Në varësi të llojit të pajisjes përdoruesit kanë raportuar se është dashur një hapësirë memorie nga 650 MB deri në 3 GB për t’a instaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>