Lajmet

iOS 8 do të sjellë më shumë kontroll mbi kamerën e iPhone

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
iOS 8 do të sjellë më shumë kontroll mbi kamerën e iPhone

gsmarena_001Apple do të sjellë më shumë kontroll mbi cilësimet e kamerës në përditësimin që do të vijë në platformën mobile të kompanisë, atë iOS 8. Kjo do të sjellë një ndryshim radikal nga praktika aktuale e kompanisë. Pas prezantimit të versionit të ardhshëm të platformës mobile të Apple, iOS 8, përditësimi do të sjellë shumë kontroll manual mbi kamerën.

Ndryshimet do të prekin ISO, shpejtësinë e kapjes, modalitetin e fokusimit, balancimin e ngjyrave si dhe ekspozimin. Duhet të theksojmë se këtë cilësime të avancuara nuk do të jenë të disponueshme në aplikacionin aktual të kamerës në iPhone. Por kompania do ta bëjë të disponueshmë këtë gjë për zhvilluesit përmes API-së AVCaptureDevice.

E gjitha ajo që u fol më lartë do të thotë se me bindje të plotë ne mund të presim aplikacione fotografike nga palë të treta të vijnë këtë fund viti për versionin më të fundit të iOS. Aplikacioni aktual i kamerës në iOS 8 do të marrë vetëm veçorinë e ekspozimit manual. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>