Analiza

iOS 8 po përdoret nga vetëm 47% e përdoruesve të Apple

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
iOS 8 po përdoret nga vetëm 47% e përdoruesve të Apple

iOS8Më pak se gjysma e përdoruesve të pajisjeve të kompanisë Apple kanë instaluar sistemin më të fundit operativ që kompania lëshoi. Përditësimi ka 20 ditë që është bërë i gatshëm që nga data 17 shtator.

Përqindja e përdoruesve që përdorin iOS 8 është e njëjtë me ata, të cilat përdorin iOS 7, pra 47 %. Në të njëjtën kohë, kur iOS 7 u lëshua për herë të parë rreth 70% e përdoruesve të Apple e kishin përditësuar sistemin. Që nga data 21 shtator numri i përdoruesve të iOS 8 është rritur vetëm me 1%. Shifra prej 47 % nuk duhet pak në krahasim me përditësimet e sistemit operativ Android KitKat, ku vetëm 25% e përdoruesve të Android kanë zgjedhur përditësimin e sistemit.

Është e vështirë të thuhet përse ka rënë interesi mbi sistemin operativ iOS 8, por mund të përmendim disa arsye, të cilat kanë ndikuar negativisht. Memoria e brendshme e kërkuar për instalimin e iOS 8 është 5 GB, e cila do të zinte shumë vend në pajisjen tuaj.

Krahas kësaj kishte edhe probleme të tjera në iOS 8.0.1,të cilat sillnin probleme me identifikimin e shenjave të gishtërinjve nga Touch ID. Përdoruesit gjithashtu kanë bërë ankesa për baterinë e cila harxhohet shumë shpejt në sistemin e ri operativ. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>