iOS për tri herë më i shpejt se Android

Mar 5 2012
0 Shpërndarje
iOS për tri herë më i shpejt se Android

Shfletuesit që vijnë nga secili anëtar pjesëmarrës në këtë testim ishin paraqitur në raportin nga Spaceport dhe u vlerësuan një nga një pajisjet iOS duke i sfiduar ato që e kanë sistemin Android në pothuajse të gjitha klasat.

Ky raport është ajo që grupi e quan “raporti i parë ndonjëherë i funksionimit të teknologjisë në top platformat e smartphone-ëve dhe tabletëve,” dhe ne mund të themi që kjo mund të jetë. Megjithëse u duk që Samsung Galaxy Nexus që e ka sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream ishte në gjendje të paraqiste disa lëvizje të objekteve njëkohësisht në ekran, duke llogaritur kështu rreth 100 fotografi, në fakt, iPhone 4S dhe iPad 2 arritën mjaft më shumë. iPhone 4S tregoi një mesatare të 200 objekteve lëvizëse dhe iPad 2 tregoi 300, asnjë pajisje që e ka sistemin operativ Android nuk iu afrua fare.

Sipas raportit, që dy versionet e fundit të sistemeve operative Android dhe celularëve të prodhuar nga Apple, pra ato pajisje që e përdorin sistemin Android 4.0 Ice Cream Sandwich dhe iOS 5, kanë bërë një përmirësim më të madh të funksioneve të pajisjeve të tyre.

“HTML5 është duke u shpejtuar gjatë kohës, ashtu siç është parë në përditësimet e SO-ve përgjatë Android dhe iOS. Megjithëse ky është një trend i mirëseardhur, ende duhet të kalohet një rrugë e gjatë. [Që të dy përditësimet] regjistruan përmirësime madhore,” – tha Ben Savage, i cili është themelues i Spaceport./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>