Softuer

iOS përpara Mac OS X

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
iOS përpara Mac OS X

Rrjeti reklamues online, Chitika, lajmëroi gjatë ditës së sotme që iOS ka tejkaluar për herë të parë Mac OS X në praninë e vet në ueb. Ky tejkalim ndodhi gjatë këtij muaji, kur iOS kishte 8.15 për qind dhe Mac OS X kishte vetëm 7.96 për qind të tregut online.

“Për ta përcaktuar sasinë e këtij studimi, Chitika Insights analizoi disa grumbuj të dhënash të përbëra nga një seri e trafikut në SH.B.A. të marra nga gushti 2011 deri në shkurt 2012 nga Chitika Ad Network (duke mbuluar qindra miliona përshtypje për reklama),” tha rrjeti për studimin e vet. “Faktorët e përdoruesve për mbresa individuale ishin përmbledhur për të përcaktuar praninë relativisht të përgjithshme të sistemeve të ndryshme operative.”

Ndërmarrja ka hulumtuar edhe trafikun e rrjetit të vet reklamues të mbi 100,000 uebfaqeve, duke lënë kështu miliona faqe që nuk e përdorin shërbimin e vet nga llogaritja. Një studim më i madh përgjatë rrjeteve të ndryshme reklamuese mund të zbulojë të njëjtat rezultate, ose mund të tregojë diçka tërësisht të re./pcworldlbanian

Lajmet e fundit>