Harduer

iPad 2 me modelin me 8GB?

Mar 1 2012
0 Shpërndarje
iPad 2 me modelin me 8GB?

Duke cituar burimet, Digitimes është duke raportuar që Apple do të mund të lëshonte një iPad 2 me 8GB në ngjarjen e vet për iPad 3 më 7 mars. Lëvizja, thonë burimet e publikimit, do të mundësonte mbulimin e pjesëve të ndryshme të tregut, duke përfshirë ato që tashmë kontrollohen nga alternativat më të lira si Kindle Fire i Amazon ose tableti i Barnes & Noble Nook.

Kur Apple lajmëroi iPhone 4S në tetor, ndërmarrja gjithashtu tha që do të ofronte një iPhone 4 me 8GB për 99 dollarë me një marrëveshje dyvjeçare. iPhone 4, i cili më parë erdhi me 16 dhe 32GB, ishte në shitje për 199 dollarë me atë lajmërim.

Nën trysninë nga alternativat e lira, për Apple do të ishte e përshtatshme që të ofrojë një iPad më lehtë të mbulueshëm për ata që duan ta marrin. Nëse ndërmarrja ndjek modelin e iPhone, do ta ofrojë iPad 3 me çmim të plotë dhe disa lloje të iPad 2 me zbritje. Tani shtrohet pyetja se a do të lëshohet modeli 8GB për të cilin lajmëron Digitimes ose diçka të ngjashme.

Në shikim të parë, disku prej 8Gb duket mjaft e vogël në një tablet për një përdorues të tabletit të cilin mund ta mbushë me aplikacione, libra dhe gjëra të tjera. iPad 2 për momentin vjen me modelet 16GB, 32GB dhe 64GB. Pse Apple të mos i lirojë këto prodhime në vend se të zhvillonte një opsion 8GB?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>